Aeg-Electrolux BS7304021M User Manual Page 26

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 25
Montimi i mbajtëseve të rafteve
Montoni mbajtëset e rafteve në rendin e kundërt.
Sistemi i krijimit të avullit
KUJDES
Thajeni krijuesin e avullit pas çdo përdorimi . Thitheni ujin me një sfungjer 150.
Mbetjet e çmërsit mund të hiqen me ujë me uthull.
KUJDES
Lëndët kimike për heqjen e çmërsit mund të dëmtojnë smaltin e furrës. Zbatoni udhëzimet e
prodhuesit!
Pastrimi i rezervuarit të ujit dhe krijuesit të avullit:
1. Hidhni përzierjen e ujit me uthull (rreth 250 ml) përmes rezervuarit të ujit brenda
krijuesit të avullit.
Prisni për afro 10 minuta.
2. Hiqeni ujin dhe uthullën me sfungjerin 150.
3. Përdorni ujë të pastër (100-200 ml) për të shpëlarë sistemin e krijuesit të avullit
nëpërmjet rezervuarit të ujit.
4. Largojeni ujin nga krijuesi i avullit me sfungjerin 150 dhe pastaj thajeni mirë.
5. Lëreni të hapur derën e pajisjes që të thahet plotësisht.
Llambushka e furrës
PARALAJMËRIM
Ka rrezik goditjeje elektrike.
Llambushka e furrës dhe mbulesa prej qelqi e llambushkës mund të jenë të nxehta.
Përpara se të zëvendësoni llambushkën e furrës:
Çaktivizoni pajisjen.
Hiqni siguresat nga kutia e siguresave ose çaktivizoni çelësin stakues.
KUJDES
Vendoseni një pëlhurë në fund të pjesës së brendshme të pajisjes. Kjo parandalon dëmtimet
në mbulesën prej qelqi të llambushkës dhe hapësirën e furrës.
Zëvendësimi i llambushkës së furrës:
1. Në pjesën e sipërme të hapësirës së furrës mund të gjeni mbulesën prej qelqi të
llambushkës.
Rrotullojeni mbulesën prej xhami të llambushkës në drejtim të kundërt të akrepave të
orës për ta çmontuar.
2. Hiqni unazën metalike dhe pastroni kapakun prej xhami.
3. Nëse është e nevojshme, zëvendësojeni llambushkën e furrës me një që i reziston
temperaturës 300°C.
26 Kujdesi dhe pastrimi
Page view 25
1 2 ... 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments