Aeg-Electrolux F54860M User Manual Page 28

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 27
Nivelimi
Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen dhe puthitjen e mirë të derës. Kur pajisja është
e niveluar në mënyrë të saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e dollapit anësor. Nëse dera
nuk mbyllet në mënyrë të saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e rregullueshme derisa
pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Lidhjet e furnizimit me ujë
Kjo pajisje mund të lidhet me një burim uji të nxehtë (maksimumi 60°) ose të ftohtë.
Me një burim uji të nxehtë mund të kurseni në mënyrë të ndjeshme energji. Gjithsesi, kjo
varet nga mënyra si prodhohet uji i nxehtë. (Ne ju këshillojmë burime alternative energjie
që nuk dëmtojnë ambientin, si p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe gjeneratorë energjie
elektrike me erë).
Për ta kryer vetë këtë lidhje, dadoja bashkuese e futur në tubin e furnizimit me ujë të pajisjes,
vidhoset në 3/4" e grykës së gazit ose në një rubinet të posaçëm si Press-block (Shtyp-
blloko).
Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve të dhënë në "Specifikimet Teknike". Autoritetet
lokale të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi presionin mesatar të ujit në zonën tuaj.
Tubi i hyrjes së ujit nuk duhet të përdridhet, të shtypet ose të ngatërrohet kur lidhet.
Enëlarësja përmban tubat e furnizimit dhe kullimit, të cilat mund të vendosen majtas ose
djathtas me ndihmën e dados mbërthyese, për t'iu përshtatur instalimit.
Dadoja mbërthyese duhet të mbërthehet saktë për të shmangur rrjedhje uji.
(Kujdes! JO çdo model enëlarësesh i ka tubat e furnizimit dhe kullimit të ujit të pajisura me
dado mbërthyese. Në këtë rast, kjo nuk është e mundur). Nëse pajisja është e lidhur me tuba
të rinj ose me tuba që nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, duhet të lëshoni nëpër to
ujë të rrjedhshëm për pak minuta, përpara se të lidhni tubin e furnizimit me ujë.
MOS përdorni tuba lidhës që janë përdorur më parë për një pajisje të vjetër.
Kjo pajisje është pajisur me mekanizma sigurie që parandalojnë ujin e përdorur në pajisje
të kthehet mbrapsht në sistemin e ujit të pijshëm. Kjo pajisje është në përputhje me rregullat
e zbatueshme hidraulike.
Tubi i hyrjes së ujit me valvulën e sigurisë
Pasi lidhni tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit, valvula e sigurisë është ngjitur me rubinetin. Si
rrjedhojë, tubi i hyrjes së ujit është nën presion vetëm gjatë kohës që hyn uji. Nëse tubi i
hyrjes së ujit fillon të rrjedhë gjatë punës, valvula e sigurisë e ndërpret ujin e rrjedhshëm.
Lutemi bëni kujdes kur instaloni tubin e hyrjes së ujit:
Kablli elektrik për valvulën e sigurisë ndodhet në tubin e dyfishtë të hyrjes së ujit. Mos e
zhytni në ujë tubin e hyrjes së ujit ose valvulën e sigurisë.
Nëse tubi i hyrjes së ujit pse valvula e sigurisë është e dëmtuar, hiqeni nga priza menjëherë
spinën kryesore.
A tubi i hyrjes së ujit me valvulën e sigurisë duhet zëvendësuar vetëm nga një specialist
ose nga Qendra e Shërbimit.
28
Lidhja e ujit
Page view 27
1 2 ... 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments