Aeg-Electrolux F54860M User Manual Page 8

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 7
1. Hapni derën e enëlarëses.
2. Nxirreni koshin e poshtëm nga enëlarësja.
3. Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2 (shihni tabelën).
4. Rivendosni koshin e poshtëm.
Regjistrimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur në përzgjedhjen 5.
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht dhe mbani shtypur butonat B dhe C, derisa dritat e butonave A,
B dhe C të fillojnë të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin A, dritat e butonave B, dhe C fiken, ndërsa drita e butonit A vazhdon
të pulsojë. Në ekranin elektronik shfaqet niveli aktual.
Shembuj:
i shfaqur në ekran = niveli 5
i shfaqur në ekran = niveli 10
4.
Për të ndryshuar nivelin, shtypni butonin A. Çdo herë që shtypet butoni, niveli ndryshon
(për përzgjedhjen e nivelit të ri, shihni tabelën).
Shembuj: nëse niveli aktual është 5, duke shtypur njëherë butonin A, përzgjidhet niveli
6. nëse niveli aktual është 10, duke shtypur njëherë butonin A, përzgjidhet niveli 1.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm kripën e prodhuar posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të gjitha llojet e
tjera të kripës që nuk janë të përshtatshme për përdorimin në enëlarëse, veçanërisht tabletat
e kripës, do të dëmtojnë impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën brenda , vetëm përpara
se të filloni një nga programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë çdo grimcë të kripës apo
ujë të kripur, që mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në fund të pajisjes për çdo periudhë
kohore, gjë që mund të sjellë gërryerje.
Për mbushjen:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e mbajtëses së
kripës duke e rrotulluar atë në drejtim kundërorar.
2.
Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo është e nevojshme vetëm përpara se të
hidhni kripën për herë të parë) .
8
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Page view 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments