Aeg-Electrolux F55011IM User Manual Page 24

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 23
Rregullimi i nivelit të pajisjes
Sigurohuni që pajisja niveluar mirë dhe mbylleni derën plotësisht. Nëse pajisja është e
niveluar saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e dollapit anësor. Nëse dera nuk mbyllet
saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Zorra e hyrjes së ujit
Lidheni pajisjen me një furnizim uji të nxehtë (max. 60°) ose të ftohtë.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative energjie që janë më të padëmshme për
ambientin (p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe aeolian), përdorni një furnizues uji të
nxehtë për të ulur konsumin e energjisë.
Lidhni zorrën në një rubinet uji me një fileto të jashtme prej 3/4".
KUJDES
Mos përdorni zorra nga një pajisje e vjetër.
Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve (referojuni "Specifikimet Teknike. Sigurohuni që
autoritetet lokale të ujësjellësit t'ju informojnë mbi presionin mesatar në zonën tuaj.
Sigurohuni që zorra e hyrjes ujit të mos kerdredhje dhe të mos jetë e shkelur apo e
përthyer.
Mbërthejeni mirë dadon mbërthyese për të shmangur rrjedhje të ujit.
KUJDES
Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj apo tuba të papërdorur për një kohë të gjatë. Lëreni
ujin të rrjedhë për disa minuta, më pas lidhni zorrën.
Zorra e hyrjes së ujit është me dy pjesë dhe ka një kabllo të brendshëm dhe një valvul sigurie.
Zorra e hyrjes së ujit është nën presion vetëm ndërkohë që rrjedh ujë në të. Nëse ka një
rrjedhje në zorrën e hyrjes së ujit, valvuli i sigurisë e ndërpret rrjedhjen e ujit.
Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes së ujit:
Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së ujit ose valvulin e sigurisë.
Nëse zorra e hyrjes së ujit ose valvuli i sigurisë është dëmtuar, hiqeni nga priza menjëherë
spinën kryesore.
Lini vetëm Qendrën e Shërbimit të zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit me valvul sigurie.
24
Lidhja e ujit
Page view 23
1 2 ... 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28

Comments to this Manuals

No comments