Pastrimi dhe kujdesi
PARALAJMËRIM
Gjatë pastrimit pajisja duhet të jetë e fikur dhe e ftohur.
PARALAJMËRIM
Është i ndaluar për arsye sigurie pastrimi i pajisjes me një pastrues me avull ose me
presion të lartë!
KUJDES
Mos përdorni asnjë mjet fërkimi, mjet pastrimi të mprehtë ose objekte gërvishtëse.
KUJDES
Mos përdorni për pastrimin e xhamit asnjë mjet pastrimi të ashpër ose fërkues, ose
mjet gërvishtës metalik të mprehtë të cilët mund të ciflosin sipërfaqen, sepse kjo
mund të çojë në thyerjen e xhamit.
Pajisja nga jashtë
• Pjesën e përparme të pajisjes fshijeni me një pecetë të butë dhe me ujë të ngrohtë.
• Në pjesët metalike përdorni produkte pastrimi të zakonshme.
• Ju lutemi mos përdorni asnjë mjet fërkimi dhe asnjë sfungjer gërryes.
Pjesa e brendshme e furrës
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi. Kështu papastërtitë hiqen shumë më lehtë
dhe nuk ngjisin fare si më parë.
1. Kur dera e furrës hapet, ndizet automatikisht ndriçimi i furrës.
2. Pas çdo përdorimi lajeni furrën me ujë të ngrohtë me detergjent dhe pastaj
thajeni atë.
Papastërtitë që janë të vështira për t'u hequr, mund t'i hiqni me materialet e
posaçme për pastrimin e furrave.
Në qoftë se përdorni një spërkatës për furrat, mbani parasysh me çdo kusht
udhëzimet nga prodhuesi!
Pastrimi dhe kujdesi
61
Comments to this Manuals