Aeg-Electrolux L70260TL User Manual Page 18

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 88
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 17
FORTËSIA E UJIT
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është
e lartë ose mesatare, rekomandojmë që
të përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produkteve.
Shkallët ekuivalente masin fortësinë e
ujit:
Sistemi gjerman (°dH).
Sistemi francez (°TH).
mmol/l (milimol për çdo litër - njësi
ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
•Gradë Clarke.
Tabela e fortësisë së ujit
Niveli Lloji
Fortësia e ujit
°dH °T.H. mmol/l Clarke
1 i butë 0-7 0-15 0-1.5 0-9
2 mesatare 8-14 16-25 1.6-2.5 10-16
3 i fortë 15-21 26-37 2.6-3.7 17-25
4 shumë i
fortë
> 21 > 37 >3.7 >25
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti përpara
se ta pastroni.
ZBUTJA E UJIT
Uji që përdorim përmban gëlqere.
Nëse është e nevojshme, përdorni një
zbutës uji për të hequr gëlqeren.
Përdorni produkte të veçanta të
prodhuara për lavatriçen. Zbatoni
udhëzimet që gjeni tek ambalazhi i
prodhuesi.
Bëjeni këtë veç procesit të larjes së
rrobave.
PASTRIMI I JASHTËM
Pastrojeni pajisjen vetëm me ujë të
ngrohtë dhe sapun. Thajini plotësisht të
gjitha sipërfaqet.
KUJDES
Mos përdorni alkool, tretës boje
ose produkte kimike.
LARJA E MIRËMBAJTJES
Me programet me temperaturë të ulët
është e mundur që në kazan të mbetet
pak detergjent. Kryeni një larje
mirëmbajtjeje rregullisht. Për të bërë
këtë:
Nxirrni rrobat nga kazani.
Përzgjidhni programin më të nxehtë
të larjes së të pambuktave
Përdorni sasinë e duhur të
detergjentit pluhur me përbërës
biologjikë.
Pas çdo larjeje, lëreni derën e pajisjes
të hapur për një farë kohe për të
parandaluar formimin e mykut dhe që
të dalin aromat e pakëndshme.
KUTIA E DETERGJENTIT
Për të pastruar sirtarin e detergjentit:
18
Page view 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 87 88

Comments to this Manuals

No comments