Aeg-Electrolux S83600CMM0 User Manual Page 9

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 8
+5°C për frigoriferin
-18°C për ngrirësin
Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e vendosur.
Për të rivënë temperaturën e paracaktuar fikeni pajisjen.
Temperatura e vendosur do të arrihet brenda 24 orëve.
Oshilacionet në pak gradë rreth temperaturës së përcaktuar janë normale dhe nuk do të
thotë se pajisja ka defekt.
Pas një shkëputjeje të energjisë, temperatura e vendosur mbahet e ruajtur.
Funksioni i bllokimit për fëmijët
Për të bllokuar butonat kundër përdorimit të paqëllimshëm, zgjidhni funksionin e bllokimit
për fëmijët.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
2. Treguesi i Bllokimit për fëmijët pulson.
3. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar.
Tregohet treguesi i Bllokimit për fëmijët.
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa treguesi i Bllokimit për fëmijët të pulsojë.
2. Shtypni butonin OK për ta konfirmuar.
3. Treguesi i Bllokimit për fëmijët fiket.
Funksioni i lagështisë shtesë
Nëse ju duhet të rrisni lagështinë në frigorifer, sugjerojmë të aktivizoni funksionin e
lagështisë shtesë.
Për të aktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse.
Treguesi i lagështisë shtesë pulson.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
Tregohet treguesi i lagështisë shtesë.
Për të çaktivizuar funksionin:
1. Shtypni butonin Mode derisa të pulsojë treguesi i lagështisë shtesë.
2. Shtypni butonin OK për të konfirmuar.
3. Treguesi i lagështisë shtesë fiket.
Funksioni COOLMATIC
Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull pasi sapo të
keni bërë pazarin e ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni funksionin COOLMATIC për të
ftohur më shpejt produktet dhe për të shmangur ngrohjen e ushqimeve të tjera që janë
tashmë në frigorifer.
Për të aktivizuar funksionin:
Paneli I kontrollit
9
Page view 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments