Aeg-Electrolux B5741-5-M User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 68
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
5Udhëzimet për përdorim
Udhëzimet për përdorim
1 Udhëzime sigurie
Siguria elektrike
Aparati lejohet të kyçet në rrjet vetëm nga një specialist me autorizim të
posaçëm.
Në rast defektesh ose dëmtimesh të aparatit: Nxirrni ose fikni siguresat.
Riparime të aparatit lejohen të kryhen vetëm nga specialistë. Riparime
joprofesionale mund të shkaktojnë rreziqe të konsiderueshme. Në rast riparimi
kontaktoni shërbimin tonë për klientë ose shitësin tuaj të specializuar.
Siguria për fëmijë
Fëmijë të vegjël mos i lini kurrë të paruajtur kur aparati është në përdorim.
Siguria gjatë përdorimit
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin
pajisjen në mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, emocionale ose
shpirtërore ose mungesës së eksperiencës ose mosdijes, nuk duhet ta përdorin
këtë pajisje pa mbikëqyrjen ose këshillimin e një personi kompetent.
Ky aparat duhet të përdoret vetëm për gatimin, skuqjen dhe pjekjen e
zakonshme shtëpiake të gjellëve.
Kujdes kur lidhni aparate elektrike në prizat në afërsi të aparatit. Kabllot e
kyçjes elektrike nuk duhet të ngecin nën derën e nxehtë të furrës.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë përdorimit, brendësia e furrës bëhet e
nxehtë.
Kur përdorni përbërës alkoholike në furrë, mund të krijohet eventualisht një e
përzier nga alkoholi dhe ajri, që merr lehtë flakë. Në këtë rast hapni derën me
kujdes. Mos i afroni prush, shkëndija ose zjarr.
3 Shënim për akrilamid
Sipas njohurive më të reja shkencore, një skuqje intensive e ushqimeve,
posaçërisht e produkteve që përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë një rrezikim
shëndetësor nga akrilamidi. Prandaj këshillojmë të gatitni me temperatura sa më
të ulëta dhe gjellët t’i mos skuqni tepër.
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 67 68

Comments to this Manuals

No comments