Aeg-Electrolux F54860M User Manual Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
Funksioni I shumëfishtë
Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin Multi-Tab", i cili mundëson përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara "Multi-Tab.
Këta produkte janë detergjente me një funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes dhe kripës.
Ata gjithashtu përmbajnë agjentë të tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të tabletës që
zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj...).
Kontrolloni nëse detergjentet janë të përshtatshme për fortësinë e ujit tuaj. Shihni
udhëzimet e prodhuesit.
Ky funksion mund të përzgjidhet për gjithë programet e larjes. Me zgjedhjen e këtij
funksioni, derdhja në pajisje e shpëlarësit dhe kripës nga çdo fole përkatëse çaktivizohet
automatikisht si dhe dritat treguese për kripën dhe shpëlarësin janë çaktivizuar.
Zgjidhni "funksionin Multi-Tab" përpara fillimit të një programi larës.
Pasi është zgjedhur ky funksion (drita treguese është ndezur), ai do të mbetet i aktivizuar
gjithashtu edhe për programet e tjera të larjes.
Me përdorimin e "funksionit Multi-Tab", kohëzgjatjet e cikleve mund të ndryshojnë. Në këtë
rast, në ekranin elektronik do të përditësohet automatikisht koha e programit.
Në momentin që programi ka filluar proçesin, "funksioni Multi-Tab" NUK mund të
ndryshohet më. Nëse dëshironi të çaktivizoni "funksionin Multi-Tab" duhet të anuloni
përzgjedhjen e programit e më pas të çaktivizoni "funksionin Multi-Tab".
Në këtë rast duhet të rizgjidhni një program larës (si dhe përzgjedhjet e dëshiruara).
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit Multi-Tab
Shtypni butonin Multi-tab: drita treguese përkatëse do të ndizet. Kjo do të thotë se funksioni
është aktiv.
Për të çaktivizuar funksionin, shtypni sërish butonin Multi-tab: drita treguese përkatëse do
të fiket.
Nëse nuk jeni të kënaqur nga rezultatet e tharjes, ju këshillojmë:
1. mbushni mbajtësen e shpëlarësit me shpëlarës.
2. Të aktivizoni mbajtësen e shpëlarësit.
3. Të vendosni dozimin e shpëlarësit në pozicionin 2.
Aktivizimi/çaktivizimi i folesë së shpëlarësit mund të jetë i mundur vetëm me "funksionin
Multi-Tab" të aktivizuar.
Aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së shpëlarësit
1. Shtypni butonin On/Off. Enëlarësja duhet të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
2.
Shtypni njëkohësisht butonat B dhe C, derisa dritat e butonave A , B, dhe C të fillojnë
të pulsojnë.
3.
Shtypni butonin B, dritat e butonave A, dhe C fiken, ndërsa drita e butonit Bvazhdon
të pulsojë. Ekrani elektronik tregon përzgjedhjen aktuale:
= Mbajtësja e shpëlarësit është çaktivizuar.
= Mbajtësja e shpëlarësit është aktivizuar.
4.
Për të ndryshuar përzgjedhjen, shtypni sërish butonin B, ekrani elektronik tani tregon
përzgjedhjen e re.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
16
Funksioni I shumëfishtë
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments