Aeg-Electrolux F55011IM User Manual Page 19

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 18
Vendosja dhe startimi i një programi larjeje me shtyrje të programit
1. Ndizni pajisjen.
2. Vendosni një program larjeje.
3. Shtypni butonin e shtyrjes së programit derisa në ekranin dixhital të pulsojë shtyrja e
nevojshme e programit të larjes.
4. Mbyllni derën.
Numërimi mbrapsht i shtyrjes së programit fillon.
Numri në ekran ndizet me një dritë të qëndrueshme.
Drita treguese e programit në proces e sipër fiket.
Numërimi mbrapsht i shtyrjes së programit ulet me hapa prej 1 ore.
5. Kur numërimi mbrapsht ka përfunduar, programi i larjes starton automatikisht.
Drita treguese e programit në proces e sipër ndizet.
Mos e hapni derën gjatë numërimit mbrapsht, për të parandaluar ndërprerjen e numërimit
mbrapsht. Kur mbyllni sërish derën, numërimi mbrapsht vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Anulimi i shtyrjes së programit
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksionit B dhe C, derisa:
Gjithë dritat e programeve janë të fikura.
Në ekranin elektronik do të shfaqen tre vija horizontale.
Kur anuloni shtyrjen e programit, anuloni gjithashtu programin e larjes.
2. Vendosni një program larjeje.
Përfundimi i një programi larjeje
Pajisja ndalon automatikisht.
Drita treguese e programit në proces e sipër fiket.
Drita treguese e përfundimit të programit do të ndizet.
Ekrani elektronik fiket.
1. Fikni pajisjen.
2. Hapni derën.
3. Për rezultate më të mira tharjeje, mbajeni derën pak të hapur për disa minuta përpara
se të nxirrni enët.
Lërini enët të ftohen përpara se t'i nxirrni ato nga pajisja. Enët e nxehta janë lehtësisht të
dëmtueshme.
Heqja e ngarkesës
Si fillim hiqni artikujt nga koshi i poshtëm, pastaj nga koshi i sipërm.
Mund të ketë ujë në anët e derës së pajisjes. Çeliku i pandryshkshëm ftohet më shpejt
sesa enët.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Vendoseni pajisjen në pozicionin fikur para se të pastroni ndonjë pjesë të saj.
Kujdesi dhe pastrimi
19
Page view 18
1 2 ... 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments