Aeg-Electrolux F88030VIP User Manual Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 24
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
5. Mbylleni derën e pajisjes. Programi i larjes fillon automatikisht.
Përzgjidhni dhe filloni një program të larjes me vonim të nisjes
1. Ndizeni pajisjen dhe përzgjidhni një program të larjes.
2. Shtypni disa herë butonin e vonimit të nisjes deri sa ekrani të tregojë numrin e duhur
të orëve të vonimit të nisjes.
3. Mbylleni derën e pajisjes.
Numërimi mbrapsht fillon automatikisht.
Kur numërimi mbrapsht ka përfunduar, programi i larjes fillon automatikisht.
Hapja e derës shkakton ndërprerjen e numërimit mbrapsht. Kur mbyllni derën, numërimi
mbrapsht vazhdon nga pika e ndërprerjes.
Ndërprerja e programit të larjes
Hapni derën e enëlarëses.
Programi i larjes ndalon.
Mbylleni derën e pajisjes.
Programi i larjes vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Si të anuloni programin e larjes ose vonimin e nisjes
Nëse programi i larjes ose vonimi i nisjes nuk ka filluar, ju mund ta ndryshoni përzgjedhjen.
Kur një program larjeje ose një vonim i nisjes janë në proces, nuk është e mundur që të
ndërroni përzgjedhjen. Duhet ta anuloni programin e larjes ose vonimin e nisjes për të bërë
një përzgjedhje të re.
Kur anuloni vonimin e nisjes, kjo automatikisht anulon përzgjedhjen e programit të larjes.
Në këtë rast duhet ta përzgjidhni programin larës sërish.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e anulimit derisa në ekran të shfaqen dy vija
horizontale.
2. Sigurohuni që ka detergjent në shpërndarësin e detergjentit përpara se të filloni një
program të ri larjeje.
Në përfundim të programit të larjes
Pajisja ndalon automatikisht.
Do të dëgjohen sinjalet akustike.
1. Hapni derën e enëlarëses.
Në ekran shfaqet 0.
Drita treguese e përfundimit të programit është e ndezur.
2. Fikni pajisjen.
3. Për rezultate më të mira tharjeje, mbajeni derën gjysmë të hapur për disa minuta.
Pajisja fiket automatikisht përsëri pas 10 minutash nga fundi i programit të larjes.
Hiqini artikujt nga koshat.
Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta mund të dëmtohen
lehtë.
16 Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24

Comments to this Manuals

No comments