Aeg-Electrolux F88410VI User Manual Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
Nëse duhet të zgjidhni një program të ri larës, kontrolloni që foleja e detergjentit të jetë
e mbushur me detergjent.
Ndërprerja e një programi larës në proces e sipër
Hapni derën e enëlarëses; programi do të ndalojë. Mbylleni derën; programi do të fillojë
nga momenti në të cilin u ndërpre.
Përfundimi i programit të larjes
Enëlarësja do të ndalojë automatikisht dhe një sinjal akustik do t'ju informojë për
përfundimin e programit larës.
Kur përfundon një program larjeje, sinjali optik mbi dyshemenë nën derën e enëlarëses
do të fiket.
1. Hapni derën e enëlarëses.
2.
Në ekranin dixhital shfaqet 0
3. Drita treguese e përfundimit të programit ndizet.
4. Fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
5. Lëreni derën pak të hapur dhe prisni pak minuta përpara se të nxirrni jashtë enët; në
këtë mënyrë ato do të jenë më të ftohta dhe tharja do të bëhet më mirë.
Kur programi i larjes ka përfunduar, këshillohet të hiqet pajisja nga priza dhe të
fiket rubineti.
Zbrazja e enëlarëses
Enët e nxehta janë të ndjshme ndaj goditjeve
Për këtë arsye, enët duhen lënë të ftohen përpara se të nxirren nga pajisja.
Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më pas atë të sipërmin; kjo do të shmangë
rrjedhjen e ujit nga koshi i sipërm në enët që ndodhen në koshin e poshtëm.
Në anët e derës së enëlarëses mund të shfaqet ujë ndërsa pjesët prej inoksi do të ftohen
më shumë se enët.
KUJDES
Kur programi i larjes ka përfunduar, këshillohet që të hiqni nga priza enëlarësen dhe të
mbyllni rubinetin e ujit.
Kujdesi dhe pastrimi
Pastrimi i filtrave
Filtrat duhet të kontrollohen e të pastrohen herë pas here. Filtrat e ndotur do të përkeqësoj
rezultatin e larjes.
PARALAJMËRIM
Përpara se të pastroni filtrat, sigurohuni që pajisja të jetë e fikur.
1. Hapni derën, hiqni koshin e poshtëm.
Zbrazja e enëlarëses
21
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments