Aeg-Electrolux F88410VI User Manual Page 9

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 8
4.
Për ta ndryshuar nivelin, shtypni butonin A. Çdo herë që shtypet butoni, niveli ndryshon
(për përzgjedhjen e nivelit të ri, shihni tabelën).
Shembuj: nëse niveli aktual është 5, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhet niveli
6. Nëse niveli aktual është 10, duke shtypur butonin A një herë, zgjidhet niveli 1.
5. Për të regjistruar procesin, fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm kripën e prodhuar posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të gjitha llojet e
tjera të kripës që nuk janë të përshtatshme për përdorimin në enëlarëse, veçanërisht tabletat
e kripës, do të dëmtojnë impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën brenda , vetëm përpara
se të filloni një nga programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë çdo grimcë të kripës apo
ujë të kripur, që mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në fund të pajisjes për çdo periudhë
kohore, gjë që mund të sjellë gërryerje.
Për mbushjen:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e mbajtëses së
kripës duke e rrotulluar atë në drejtim kundërorar.
2.
Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo është e nevojshme vetëm përpara se të
hidhni kripën për herë të parë) .
3. Me anën e hinkës që keni marrë bashkë me
pajisjen, hidhni kripën derisa mbajtësja të
jetë mbushur plot.
4. Rivendoseni kapakun duke u siguruar se
nuk ka mbetur asnjë gjurmë kripe në vidën
e filetuar ose në guarnicion.
5. Rivendoseni kapakun sërish duke e
rrotulluar në drejtim orar, derisa të
ndalojë me një kërcitje.
Mos u shqetësoni nëse uji derdhet nga njësia
kur jeni duke hedhur kripën, kjo është më se
normale.
Drita treguese e kripës në panelin e kontrollit mund të mbetet e ndezur për 2-6 orë pasi
keni rimbushur mbajtësen me kripë, nëse enëlarësja do të qëndrojë e ndezur. Nëse përdorni
kripëra, të cilave u duhet më shumë kohë që të shkrijnë, atëherë kjo mund të kërkojë më
shumë kohë. Funksionimi normal i pajisjes nuk ndikohet.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm shpëlarës origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Mos e mbushni kurrë folenë e shpëlarësit me substanca të tjera (p.sh. agjentë pastrues për
enëlarësen, detergjent të lëngshëm). Kjo do ta dëmtonte pajisjen.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
9
Page view 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments