Nëse vrimat e krahëve spërkatës janë bllokuar nga mbetjet e ndotjeve, pastrojini ato me
ndihmën e një kruajtëseje dhëmbësh.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një leckë të butë të
njomë. Nëse është e nevojshme përdorni detergjent neutralë. Mos përdorni kurrë produkte
gërryese, materiale të ashpra ose tretës (si aceton, trikloroetilen, etj....).
Pastrimi i brendshëm
Sigurohuni që guarnicionet përreth derës, foletë e detergjentit dhe shpëlarësit të pastrohen
rregullisht me një leckë të njomë.
Ju këshillojmë të kryeni çdo 3 muaj një program larjeje për enë të ndotura shumë, por pa
enë brenda.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Nëse nuk do ta përdorni pajisjen për një periudhë të gjatë, ju këshillojmë:
1. Të hiqni pajisjen nga priza e më pas të mbyllni ujin.
2. Të lini derën pak të hapur për të shmangur formimin e erërave të pakëndshme.
3. Të lini të pastër brendësinë e pajisjes.
Parandalim i formimit të brymës
Mos e vendosni pajisjen në një vend ku temperaturat shkojnë nën 0°C. Nëse kjo është
pashmangshme, zbrazeni pajisjen, mbyllni derën e pajisjes, çmontojeni tubin e hyrjes së ujit
dhe zbrazeni atë.
Lëvizja e pajisjes
Nëse ju duhet të lëvizni pajisjen (kur ndërroni shtëpi, etj....):
1. Hiqeni atë nga priza.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
3. Hiqni tubin e hyrjes së ujit dhe zbrazni tubat e gomuar.
4. Tërhiqeni pajisjen jashtë bashkë me tubat.
Bëni kujdes të mos anoni pajisjen gjatë zhvendosjes.
Si të veprojmë nëse…
Enëlarësja nuk fillon punë ose ndalon në mes të procesit.
Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes, çka
mund të zgjidhet me ndihmën e treguesve të përshkruar në tabelë, pa qenë nevoja të
thërrisni një inxhinier.
Fikeni enëlarësen dhe kryeni veprimet korrigjuese të sugjeruara më poshtë.
Mesazhi i shfaqur dhe keqfunksionimi Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
• sinjal akustik me ndërprerje
•
mesazhi OPEN THE TAP në ekran
Enëlarësja nuk mbushet me ujë
• Rubineti i ujit është i bllokuar ose i veshur me
shtresë gëlqerore.
Pastroni rubinetin e ujit.
• Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapeni rubinetin e ujit.
26
Si të veprojmë nëse…
Comments to this Manuals