Aeg-Electrolux F89020IM User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
Probleme që lidhen me mjedisin 33
Materialet paketuese 33
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime për përdorimin
Të dhëna për sigurinë
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të
përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të
panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të
njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë
që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin
e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Përdorimi i saktë
Enëlarësja është ndërtuar vetëm për larjen e takëmeve shtëpiake të përshtatshme për
larjen në enëlarëse.
Mos fusni tretës në enëlarëse. Kjo mund të shkaktojë shpërthim.
Thikat dhe takëmet e tjera me majë të mprehtë duhet të vendosen në koshin e takëmeve
me majat e drejtuara poshtë ose të vendosen të shtrira horizontalisht në koshin e sipërm.
Përdorni vetëm produkte (detergjent, kripë dhe shpëlarës) të përshtatshme për
enëlarëset.
Mos hapni derën, ndërsa pajisja është në punë e sipër, pasi mund të dalë që andej avull
i nxehtë.
Mos nxirrni nga enëlarësja asnjë enë, përpara se të mbarojë cikli i larjes.
Pas përdorimit, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit me
ujë.
Ky produkt duhet të rishikohet vetëm nga një inxhinier i autorizuar shërbimi, si dhe duhen
përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga persona pa
përvojë, do të shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim serioz. Kontaktoni Qendrën lokale
të Shërbimit. Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e pjesëve të këmbimit origjinale.
Siguria e përgjithshme
Detergjentët e enëlarëses mund të shkaktojnë djegie kimike të syve, gojës apo fytit tuaj.
Ato mund të rrezikojnë jetën tuaj! Respektoni udhëzimet e sigurisë së prodhuesit të
detergjentit të enëlarëses.
Uji brenda pajisjes tuaj nuk është i pijshëm. Mbetjet e detergjentit mund të kenë mbetur
ende brenda pajisjes tuaj.
Sigurohuni që dera e enëlarëses të jetë gjithmonë e mbyllur, gjatë kohës që nuk është
duke u mbushur apo zbrazur me enë. Në këtë mënyrë, do të shmangni rrezikun që dikush
të pengohet apo lëndohet tek dera.
Mos u ulni e mos peshoni mbi derën e hapur.
Të dhëna për sigurinë
3
117961140-00-092008
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments