Aeg-Electrolux HK654070XB User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 72
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës që është e ndezur.
PARALAJMËRIM
Aktivizoni mekanizmin e sigurisë së fëmijëve për të parandaluar fëmijët e vegjël dhe kafshët
shtëpiake të aktivizojnë pajisjen aksidentalisht.
Siguria gjatë përdorimit
Hiqni çdo paketim, ngjitëse dhe shtresa mbrojtëse nga pajisja para përdorimit të parë.
Fikini në "off" zonat e gatimit pas çdo përdorimi.
Rrezik djegieje! Mos vendosni takëme ose kapakë tiganësh mbi sipërfaqen e gatimit, pasi
mund të nxehen shumë.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri! Yndyrat dhe vajrat e mbinxehur mund të marrin shpejt flakë.
Përdorimi i saktë
Mbikëqyreni gjithmonë pajisjen gjatë punës.
Përdoreni pajisjen vetëm për qëllime gatimi!
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune apo mbështetëse.
Mos vendosni lëngje dhe materiale që marrin flakë shpejt ose objekte që shkrijnë (prej
plastike ose alumini) mbi ose pranë pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni pajisjen në prizat pranë saj. Mos lini kabllot elektrike të prekin
pajisjen ose enët e nxehta. Mos lini të koklaviten kabllot elektrike.
Si të shmangni një dëmtim në pajisje
Nëse objektet ose enët bien mbi qelqin qeramik, sipërfaqja mund të dëmtohet.
Enët prej çeliku të derdhur, alumini të derdhur ose me bazament të dëmtuar mund të
gërvishtin qelqin qeramik nëse i lëvizni ato mbi sipërfaqe.
Mos vini mbi pllakën e nxehtë enë bosh, për të shmangur dëmtime të enës dhe qelqit
qeramik.
Mos i përdorni zonat e gatimit me enë bosh ose pa enë sipër.
Mos mbuloni asnjë pjesë të pajisjes me letër alumini.
PARALAJMËRIM
Nëse ka ndonjë plasaritje mbi sipërfaqe, shkëputeni pajisjen nga korrenti për të
shmangur goditjet elektrike.
UDHËZIME PËR INSTALIMIN
Përpara instalimit , shënoni numrin e serisë (Ser. Nr.) nga etiketa e parametrave. Etiketa
e parametrave të pajisjes ndodhet në pjesën e saj të poshtme.
HK654070X-B
949 593 241 00
58 HAD 56 A0
220-240 V 50-60-Hz
7,1 kW
AEG-ELECTROLUX
Udhëzime për instalimin
3
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 71 72

Comments to this Manuals

No comments