Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 9

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 8
Kur të mbarojë programi, një zero pulsuese afishohet, simboli DOOR (DERA) do të
zhduket nga ekrani dhe dera e pajisjes mund të hapet.
9.8 - Zgjatja e DRYING TIME (KOHA E THARJES) simboli
9.9 - DELAY START (SHTYRJA E PROGRAMIT) simboli
Përdorimi i parë
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato hidraulike të jenë në përputhje me udhëzimet e
instalimit.
Nxirrni kallëpin e bukëpeshkut dhe çdo material tjetër nga kazani.
Përpara larjes së parë, kryeni një cikël të pambuktash në temperaturën më të lartë të
mundshme por pa futur asnjë teshë në pajisje, për të mënjanuar mbetjet e prodhimit
nga kazani dhe çikriku. Hidhni 1/2 e masës së detergjentit në dhomëzën e larjes kryesore
dhe ndizni pajisjen.
Personalizimi
Sinjalet akustike
Pajisja është e pajisur me një mekanizëm akustik, i cili tingëllon në rastet e mëposhtme:
në përfundim të ciklit
në rast të problemeve të funksionimit.
Duke shtypur butonat 3 dhe 4 njëkohësisht për afro 6 sekonda, sinjali akustik çaktivizohet
(përveç rasteve të problemeve në funksionim). Duke i shtypur sërish këta dy butona, sinjali
akustik riaktivizohet.
Mekanizmi i sigurisë për fëmijët
Ky mekanizëm ju lejon ta lini pajisjen vetëm, pa u shqetësuar se fëmijët mund të lëndohen
apo të dëmtojnë pajisjen.
Funksioni mbetet aktiv edhe kur makina larëse nuk është në punë.
Këtë opsion mund ta cilësoni në dy mënyra të ndryshme:
Para se të shtypni butonin 7 : do të jetë e pamundur të ndizni pajisjen.
pasi të shtypni butonin 7 : do të jetë e pamundur të ndryshoni çdo program ose opsion
tjetër.
Për ta aktivizuar ose çaktivizuar këtë opsion, shtypni njëkohësisht, për rreth 6 sekonda,
butonat 4 dhe 5 deri sa simboli 9.6 të shfaqet në ekran ose të zhduket nga ekrani.
Përdorimi i parë
9
Page view 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments