Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe zinxhirët
të jenë të mbërthyer. Shmangni larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo të grisura si
dhe trajtojini paraprakisht njollat e tilla si bojë muri, bojë shkrimi, ndryshk dhe
barishte, përpara se t'i lani ato në pajisje. Sutjenat me tela NUK duhet të lahen në pajisje.
Teshat që janë ndotur me nënprodukte të naftës që avullojnë nuk duhet të lahen në
pajisje. Nëse përdorni lëngje pastruese të avullueshme, duhet të bëni kujdes që lëngu
të mënjanohet nga tesha përpara se ta fusni në pajisje këtë të fundit.
Sikurse disa jorganë, veçanërisht ata me pupla duhen larë/tharë në pajisje të mëdha
komerciale për shkak të madhësisë së tyre, ju lutemi kontrolloni shënimet e prodhuesit
përpara se t'i lani ato në lavatriçen e shtëpisë.
Përdoruesit duhet të kontrollojnë gjithmonë nëse kanë harruar nëpër xhepat e teshave
çakmakë (të disponueshëm ose jo).
Mos i thani kurrë teshat që kanë qenë në kontakt me kimikate, si lëngje për pastrim
kimik. Këto janë lëndë të djegshme dhe mund të shkaktojnë një shpërthim. Thani
vetëm tesha që janë larë me ujë ose që kanë nevojë për ajrim.
Shishet plastike të detergjentit nuk duhen lënë në kazan të lavatriçes gjatë ciklit të
tharjes, pasi plastike e përdorur nuk është projektuar për t'i rezistuar nxehtësisë. Nëse
dëshironi të lani dhe thani, duhet të përdorni sirtarët përkatës të detergjentit.
Mos e tërhiqni kurrë kabllin ushqyes për të hequr spinën nga priza; kapeni gjithmonë
nga vetë spina.
Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj të re nëse kablloja i ushqimit, paneli i kontrollit,
sipërfaqja e punës apo bazamenti janë të dëmtuar në mënyrë të tillë që e bëjnë të
arritshme brendësinë e tharëses.
Siguria për fëmijët
Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike,
ndjesore ose mendore të reduktuara, ose mungesë përvoje dhe njohurish, përveçse kur
këta mbikëqyren ose janë udhëzuar nga personi përgjegjës për sigurinë e tyre.
Materialet e paketimit (si p.sh. fletët plastike, bukëpeshku) mund të jenë të rrezikshme
për fëmijët – ka rrezik asfiksimi! Mbajini ato larg fëmijëve.
Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
Sigurohuni që fëmijët ose kafshët shtëpiake
të mos futen në kazan. Pajisja përdor një
funksion të veçantë, për të mos lejuar që
fëmijët ose kafshët shtëpiake të mbeten të
mbyllura në kazan. Për ta aktivizuar këtë
funksion, rrotullojeni (pa e shtypur) në
drejtim orar butonin brenda derës, derisa e
thelluara të jetë në pozicion horizontal.
Nëse është e nevojshme përdorni një
monedhë. Për ta çaktivizuar këtë
mekanizëm dhe për ta rimundësuar
mbylljen e derës, rrotulloni butonin në
drejtim kundërorar, derisa e thelluara të kthehet në pozicion vertikal.
Të dhëna për sigurinë
5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments