Aeg-Electrolux MCC3880EM User Manual Page 27

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 26
Të dhëna për ambientin
Instalimi
Përpara instalimit
Kontrolloni që tensioni hyrës i treguar në etiketën e parametrave të përkojë me tensionin
e prizës që do të përdorni.
Hapni derën e furrës dhe nxirrni që andej gjithë aksesorët si dhe hiqni materialin paketues.
Mos e hiqni mbulesën prej mike mbi tavanin e brendshëm! Mjo mbulesë pengon yndyrën
dhe copëzat e ushqimit të dëmtojnë gjeneratorin e mikrovalës.
PARALAJMËRIM
Paralajmërim! Sipërfaqja ballore e furrës mund të jetë mbuluar me një qese të hollë
mbrojtëse. Përpara se të përdorni furrën për herë të parë, hiqeni me kujdes këtë qese, duke
filluar nga brenda.
Sigurohuni që furra të mos jetë e dëmtuar në asnjë mënyrë. Kontrolloni që dera e furrës
të mbyllet mirë dhe që brendësia e derës dhe pjesa ballore e zgavrës së derës të mos jenë
dëmtuar. Nëse konstatoni ndonjë dëmtim, kontaktoni me Shërbimin e Asistencës Teknike.
MOS E PËRDORNI FURRËS nëse kablli i ushqimit ose spina janë dëmtuar, nëse furra nuk
funksionon siç duhet ose nëse është dëmtuar apo ka rënë poshtë. Kontaktoni Shërbimin
e Asistencës Teknike.
Vendoseni furrën mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme. Furra nuk duhet
vendosur ngjitur me burime të tjera nxehtësia, radio ose televizorë.
Gjatë instalimit, sigurohuni që kablli i ushqimit të mos bjerë në kontakt me çdo lloj
lagështie ose me objekte me majë në pjesën e pasme të furrës. Temperaturat e larta mund
ta dëmtojnë kabllin.
PARALAJMËRIM
pasi të keni instaluar mikrovalën, duhet të siguroheni që e arrini spinën.
Pas instalimit
Furra është pajisje me një kabëll ushqimi dhe një spinë për monofazë.
Nëse do ta instaloni furrën përfundimisht, kjo gjë duhet kryer nga një teknik i kualifikuar.
Në këtë rast, furra duhet lidhur me një qark me çelës elektrik shumë-polësh dhe me
distancë minimale midis kontakteve prej 3 mm.
PARALAJMËRIM
FURRA DUHET TË TOKËZOHET.
Prodhuesi dhe shitësi nuk mbajnë përgjegjësi për çdo dëmtim që mund t'u shkaktohet
njerëzve, kafshëve ose pronës, nëse nuk keni zbatuar këto udhëzime.
Furra funksionon vetëm kur dera është mbyllur mirë.
Pas përdorimit të parë, pastroni brendësinë e furrës dhe aksesorët, duke ndjekur
udhëzimet e pastrimit të dhëna në paragrafin 'Mirëmbajtja dhe pastrimi'.
Vendosni mbajtëset e Pllakës së Rrotullueshme (1) në qendër të brendësisë së furrës dhe
vendosni unazën e pllakës së rrotullueshme (2) dhe vetë pllakën e rrotullueshme (3) mbi të,
duke u siguruar që të jetë puthitur në vend. Sa herë që përdorni mikrovalën, pllaka e
Të dhëna për ambientin
27
Page view 26
1 2 ... 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments