Aeg-Electrolux MCC3880EM User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
PARALAJMËRIM
Mos e përdorni mikrovalën për qëllime komerciale. Kjo mikrovalë është projektuar për
përdorim shtëpiak.
Siguria për fëmijët
Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur nga të rriturit. Fëmijët duhet të mbikëqyren
për t'u siguruar që të mos ngacmojnë butonat e të mos luajnë me produktin.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve.
Siguria e enëve
Funksioni i mikrovalës
Për funksionin e mikrovalës, mbani parasysh se mikrovalët reflektohen mbi sipërfaqet
metalike. Sipërfaqet prej qelqi, porcelani, balte, plastike dhe letre i lënë të lira mikrovalët të
kalojnë.
Për këtë arsye, tavat dhe enët metalike ose enët me pjesë apo dekoracione metalike
nuk mund të përdoren në mikrovalë. Enët prej qelqi dhe balte me dekoracione ose
pjesë metalike (p.sh. kristal plumbi) nuk mund të përdoren në furrat me mikrovalë.
Materialet ideale për t'u përdorur në furrat me mikrovalë janë enët prej qelqi, prej porcelani
rezistues ndaj nxehtësisë ose prej balte, si dhe enë plastike që i rezistojnë nxehtësisë. Enët
prej qelqi shumë të hollë e delikat ose prej porcelani, duhen përdorur vetëm për minutazh
të shkurtër (psh.për ngrohje).
Ushqimet e nxehta ua përcjellin nxehtësinë enëve, të cilat mund të nxehen shumë. Për këtë
arsye, duhet të përdorni gjithmonë doreza furre!
Si të testoni enët që doni të përdorni në mikrovalë
Vendosni enën që dëshironi të përdorni brenda në furrë për 20 sekonda në fuqinë maksimale
të mikrovalës. Pas kësaj, nëse ështe ende e ftohtë ose shumë pak e ngrohur, do të thotë se
është e përshtatshme. Gjithsesi, nëse ajo nxehet shumë ose shkakton shkarkesë elektrike,
do të thotë se nuk është e përshtatshme për përdorimin në mikrovalë.
Funksioni i grilit dhe ajrit të nxehtë
Në rastin e funksionit të grilit, ena e furrës duhet të jetë rezistuese të paktën ndaj
temperaturave prej 300°C.
Enët plastike nuk janë të përshtatshme për përdorimin në gril.
Funksioni i Mikrovalës + gril
Në funksionin e mikrovalës + gril, ena që do të përdorni duhet të jetë përshtatshme për t'u
përdorur si në mikrovalë ashtu edhe në gril.
Enët dhe letrat prej alumini.
Ushqimi i gatshëm në enë alumini ose i mbështjellë me letër alumini, mund të vendoset në
mikrovalë nëse bëni kujdes për pikat e mëposhtme:
Mbani parasysh këshillat e prodhuesit që shkruhen mbi paketim.
Enët prej alumini nuk mund të jenë më të larta se 3 cm ose të bien në kontakt me muret
e mikrovalës (largësia minimale 3 cm). Çdo kapak alumini duhet hequr.
Vendoseni enën prej alumini direkt mbi sipërfaqen e pllakës së rrotullueshme. Nëse
përdorni skarën drejtkëndore, vendoseni enën mbi një pllakë porcelani. Mos e vendosni
kurrë enën direkt mbi skarën drejtkëndore!
4
Të dhëna për sigurinë
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments