Aeg-Electrolux S80408KG User Manual Page 8

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 7
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herëparë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën
tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të
lartë.
Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse
kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në
pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt
nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund të
vendosen sipas dëshirës.
8
Përdorimi i parë
Page view 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments