Aeg-Electrolux BS7304021M Recipe Book Page 34

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 33
Metoda:
Hidhni qepët e grira dhe gjalpin në një tenxhere dhe skuqini derisa të bëhen
transparente. Shtoni spinaq të grirë dhe lëreni në zjarr për pak kohë. Shtoni kremin e
gatimit, përziejeni dhe pastaj lëreni të ftohet. Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një enë, shtoni miellin dhe skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë të verdhë
duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni qumështin ngadalë, duke e përzier vazhdimisht.
Lezetojeni salcën me kripën, piperin dhe arrën moskat dhe lëreni të ziejë me kapak të
hapur për rreth 10 minuta. Hidhni te spinaqi i ftohur salmonin, sharrmakun, karkalecat,
midhjet, kripën e piperin dhe përziejini të gjitha bashkë. Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një
tavë pjekjeje me kënde të drejta. Mbushini kanelonat me përzierjen e spinaqit dhe
vendosini në tavën e pjekjes. Hidhni salcë beshameli midis çdo radhe të roleve me
kaneloni. Në fund duhet që të vendoset një shtresë salcë beshameli e shtruar me djathë.
Pjesën e mbetur të gjalpit vëreni në copa të vogla mbi gatesë.
23 - KEK I SHPEJTË
Udhëzimet për kohën e gatimit dhe temperaturën do t'i gjeni në paketë. Ndiqni udhëzimet e
prodhuesit.
24 - PICA E SHPEJTË
Udhëzimet për kohën e gatimit dhe temperaturën do t'i gjeni në paketë. Ndiqni udhëzimet e
prodhuesit.
25 - PATATE TË SHPEJTA
Udhëzimet për kohën e gatimit dhe temperaturën do t'i gjeni në paketë. Ndiqni udhëzimet e
prodhuesit.
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit shkencore, nëse e thekni ushqimin (veçanërisht
ato me përmbajtje niseshteje), akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin.Për
këtë arsye, ju këshillojmë të gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të mos e thekni
shumë ushqimin.
34
Page view 33
1 2 ... 29 30 31 32 33 34 35 36

Comments to this Manuals

No comments