Aeg-Electrolux L86950A3 User Manual Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
Shtypni butonin 5 për të hyrë në meny. Shtypni sërish butonat 4 për të kaluar nëpër të
gjitha cilësimet dhe shtypni butonin 5 për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.
Vendosja e shkëlqimit
Cilësimi SHKËLQIMI ju mundëson të modifikoni intensitetit e dritës së sfondit të ekranit.
Duke shtypur butonin 4 , ju mund të rrisni ose zvogëloni shkëlqimin.
Ju mund të zgjidhni midis niveleve të ndryshme nga 0 deri në 9 (0 = min. - 9 = maks.).
Shtypni butonin 5 për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.
Vendosja e kontrastit
Përzgjedhja KONTRASTI ju mundëson të modifikoni karakteristikat optike të ekranit.
Duke shtypur butonin 4 , ju mund të rrisni ose zvogëloni kontrastin.
Ju mund të zgjidhni midis niveleve të ndryshme nga 0 deri në 9 (0 = min. - 9 = maks.).
Shtypni butonin 5 për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.
Vendosja e sinjalit akustik
Pajisja është e pajisur me një mekanizëm akustik, i cili tingëllon në rastet e mëposhtme:
në fund të programit
në rast të problemeve të funksionimit
Nëse dëshironi të aktivizoni pajisjen akustike, shtypni butonin 4 për të zgjedhur menynë
SINJALIZUESI . Shtypni butonin 5 për të konfirmuar zgjedhjen tuaj. Vija përqark simbolit
përkatës pulson për të treguar që rregullimi mund të kryhet.
Shtypni përsëri butonin 4 për të aktivizuar ose çaktivizuar sinjalin akustik.
Shtypni butonin 5 për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.
Kthehuni tek Menyja Kryesore
Funksioni i kësaj përzgjedhjeje ju mundëson të ktheheni në menynë e përzgjedhjes.
Shkoni te opsioni PRAPA duke shtypur butonin 4. .
Shtypni butonin 5 për të aktivizuar dhe konfirmuar zgjedhjen tuaj.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Pajisja vjen me një sensor peshe që lejon matjen e sasisë së rrobave të futura në kazan
dhe ju këshillon për sasinë e detergjentit që duhet përdorur. Para ndezjes së pajisjes,
sigurohuni që kazani të jetë bosh. Nëse nuk e bëni këtë, larja si rrjedhim nuk do të
regjistrohet si duhet nga sensori i peshës. Shihni kapitullin "Sensori i peshës".
Hapja e derës
Hapni derën duke e tërhequr derën me kujdes nga jashtë duke e kapur nga doreza.
Zgjidhni programin e dëshiruar duke kthyer çelësin e zgjedhjes së
programeve (1)
Pajisja tani është e ndezur.
Ju mund të zgjidhni programin e duhur për çdo lloj teshash duke ndjekur përshkrimet në
tabelat e programit të larjes (Shihni "Programet e larjes").
Përdorimi I përditshëm
11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments