Aeg-Electrolux L86950A3 User Manual Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
Nëse hapësira e memories është e zënë nga një program i zgjedhur paraprakisht, në
ekran do të shfaqet mesazhi "Kujtesa plot. Shtypni OK për ta mbivendosur. Shtypni
OPSION për ta anuluar. " Shtypni pastaj butonin 5 për të memorizuar programin e ri. .
Programet KUJTESA nuk mund të fshihen, por mund t'i mbivendosni ata me një cilësim
programi tjetër larjeje.
Zgjidhni opsionin Bllokim për fëmijët
Pajisja juaj është pajisur me BLLOKIM PËR SIGURINË E FËMIJËVE , i cili ju mundëson ta
lini pajisjen pa mbikëqyrje me derën e mbyllur, pa u shqetësuar që fëmijët mund të
plagosen ose mund të dëmtojnë pajisjen. Vendoseni këtë opsion përpara se të shtypni
butonin 7 dhe pasi të keni zgjedhur programin e dëshiruar të larjes.
Ky funksion mbetet aktiv edhe kur lavatriçja nuk është në punë.
Vendosja e opsionit Bllokimi për fëmijët:
shtypni butonin 4 për të aktivizuar menynë e opsioneve,
shtypni butonin 4 për të gjetur opsionin BLLOKIMI PËR FËMIJËT ,
shtypni butonin 5 për ta aktivizuar këtë opsion. Simboli korrespondues dhe mesazhi
"Shtypni OPSION dhe OK në të njëjtën kohë për 5 sekonda për të zhbllokuar
pajisjen" shfaqet në ekran.
Nëse shtypni çdo buton pasi programi të ketë filluar me funksionin Bllokimi për fëmijët
i aktivizuar, ekrani shfaq mesazhin "Pajisja është e bllokuar, përdorni kombinimin e
duhur të butonave për ta zhbllokuar atë."
Në fund të programit është e domosdoshme të shtypni njëkohësisht butonin 4 dhe
butonin 5 për 5 sekonda derisa ekrani të shfaqë mesazhin "Pajisja u zhbllokua" .
Ky funksion rri gjithmonë aktiv. Për ta çaktivizuar atë referojuni Vendosja e opsionit
Bllokimi për fëmijët .
Zgjidhni opsionin KURSIM KOHE (butoni 6)
Pajisja rekomandon automatikisht ciklin e larjes për rrobat me ndotje normal. Cikli i larjes
mund të shkurtohet me anë të këtij butoni.
Ky opsion mund të zgjidhet me programet e larjes për TË PAMBUKTAT, SINTETIKET dhe
DELIKATET.
Duke shtypur këtë buton një herë, simboli korrespondues dhe mesazhi «TË
PËRDITSHME» shfaqet në ekran dhe ju do të keni mundësi të zvogëloni kohën e ciklit.
Ekrani do të shfa kon e shkurtuar larjes. Për t’u përdorur për rrobat pak të ndotura.
Duke shtypur këtë buton një herë, simboli korrespondues dhe mesazhi «SHUMË I
SHPEJTË» shfaqet në ekran dhe ju do të keni mundësi të zvogëloni kohën e ciklit. Ekrani
do të shfaqë kohën e shkurtuar të larjes.
Për t'u përdorur vetëm për rrobat me shumë pak ndotje.
Zgjidhni FILLO/NDËRPRIT (butoni 7)
Shtypni këtë buton, për të nisur programin e zgjedhur. Drita treguese përkatëse ndalon
së pulsuari.
Në ekran do të shfaqet emri dhe faza e programit në proces në mënyrë alternative për të
treguar se pajisja fillon punën dhe dera është e bllokuar.
Për të ndërprerë një program në proces, shtypni butonin 7 : drita treguese përkatëse
fillon të pulsojë, ndërsa mesazhi "BËRI "PAUZË" shfaqet në ekran për të treguar
pajisja po bën pushim.
16
Përdorimi I përditshëm
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments