Problemi Shkaku i mundshëm/zgjidhja
Rezultate të pakënaqshme larjeje:
Është hedhur shumë pak detergjent ose
përdorur detergjent i papërshtatshëm.
• Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një
lloj tjetër.
Njollat e forta nuk janë trajtuar paraprakisht
përpara larjes.
• Përdorni produkte të përshtatshme për të
trajtuar njollat e vështira.
Nuk është zgjedhur temperatura e duhur.
• Kontrolloni nëse keni përzgjedhur apo jo
temperaturën e duhur.
Keni futur shumë rroba.
• Pakësoni ngarkesën e rrobave.
Dera nuk hapet:
Programi është ende duke u kryer.
• Prisni deri në përfundim të ciklit të larjes.
Në kazan ka ujë.
• Përzgjidhni programin e kullimit ose të
centrifugimit për të zbrazur ujin.
Për hapjen e derës referojuni mesazhit në
ekran.
Pajisja dridhet ose bën zhurmë:
Nuk keni hequr bulonat e transportit dhe
materialet e paketimit.
• Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në
rregull.
Këmbët mbështetëse nuk janë rregulluar
• Kontrolloni nëse pajisja është niveluar mirë.
Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në
kazan.
• Rishpërndani rrobat.
Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë
pak rroba.
• Futni më shumë rroba në pajisje.
Centrifugimi nis me vonesë ose pajisja nuk
centrifugon:
Është aktivizuar mekanizmi elektronik i
dallimit të mungesës së ekuilibrit, sepse rrobat
nuk janë shpërndarë në mënyrë të
njëtrajtshme në kazan. Rrobat do të
rishpërndahen duke u rrotulluar kazani në kah
të kundërt. Kjo mund të ndodhë disa herë,
derisa mungesa e ekuilibrit të mënjanohet dhe
centrifugimi të mund të rifillojë. Nëse, pas disa
minutave, rrobat ende nuk janë shpërndarë siç
duhet në kazan, pajisja nuk do ta kryejë
centrifugimin.
• Ngarkesa e teshave ndoshta është shumë e
vogël , shtoni më shumë rroba, rishpërndani
ngarkesën me dorë dhe pastaj zgjidhni
programin e shtrydhjes
Si të veprojmë nëse…
33
Comments to this Manuals