Aeg-Electrolux F80873M User Manual Page 10

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 36
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 9
Vendosja manuale
Enëlarësja ështe paravendosur në përzgjedhjen 2.
1. Hapni derën e enëlarëses.
2. Nxirreni koshin e poshtëm nga enëlarësja.
3. Kthejeni rregulluesin e fortësisë së ujit në
pozicionin 1 ose 2 (shihni tabelën).
4. Rivendosni koshin e poshtëm.
Regjistrimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur në përzgjedhjen 5.
Hyni në Menynë e Përzgjedhjeve - SETTINGS - WATER HARDNESS .
Me anë të butonave lart dhe poshtë vendosni nivelin e zbutësit të ujit sipas fortësisë së
ujit në zonën tuaj (shihni tabelën).
Përdorimi I kripës në enëlarëse
PARALAJMËRIM
Përdorni vetëm kripën e prodhuar posaçërisht për përdorim në enëlarëse. Të gjitha llojet e
tjera të kripës që nuk janë të përshtatshme për përdorimin në enëlarëse, veçanërisht tabletat
e kripës, do të dëmtojnë impiantin e zbutjes së ujit. Hidheni kripën brenda , vetëm përpara
se të filloni një nga programet e plota të larjes. Kjo do të pengojë çdo grimcë të kripës apo
ujë të kripur, që mund të jetë shpërndarë, të depozitohen në fund të pajisjes për çdo periudhë
kohore, gjë që mund të sjellë gërryerje.
Për mbushjen:
1. Hapni derën, nxirrni jashtë koshin e poshtëm dhe zhvidhosni kapakun e mbajtëses së
kripës duke e rrotulluar atë në drejtim kundërorar.
2.
Hidhni 1 litër ujë brenda në mbajtëse (kjo është e nevojshme vetëm përpara se të
hidhni kripën për herë të parë) .
3. Me anën e hinkës që keni marrë bashkë me
pajisjen, hidhni kripën derisa mbajtësja të
jetë mbushur plot.
4. Rivendoseni kapakun duke u siguruar se
nuk ka mbetur asnjë gjurmë kripe në vidën
e filetuar ose në guarnicion.
5. Rivendoseni kapakun sërish duke e
rrotulluar në drejtim orar, derisa të
ndalojë me një kërcitje.
Mos u shqetësoni nëse uji derdhet nga njësia
kur jeni duke hedhur kripën, kjo është më se
normale.
10
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Page view 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 35 36

Comments to this Manuals

No comments