Aeg-Electrolux F88420IM User Manual Page 17

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 16
2. Mbusheni folenë e detergjentit (1) me
detergjent. Shenjat brenda saj tregojnë
nivelet e dozimit:
20 = përafërsisht 20 g detergjent
30 = përafërsisht 30 g detergjent
3. Gjithë programet me paralarje kanë nevojë
për një sasi shtesë detergjenti (5/10 g), e
cila duhet të vendoset në folenë e posaçme
të detergjentit për paralarje (2).
Ky detergjent do të veprojë gjatë fazës së
paralarjes.
4. Kur përdorni tableta detergjente,
vendosini ato në folenë (1)
5. Mbyllni kapakun dhe shtypeni derisa
mbërthehet mirë.
Tabletat detergjente
Tabletat detergjente të prodhuesve
ndryshëm shkrijnë në nivele të ndryshme. Si
rrjedhojë, disa tableta detergjente nuk e arrijnë
fuqinë e tyre maksimale larëse gjatë
programeve të shkurtra të larjes. Për këtë arsye,
ju lutemi përdorni programe të gjata të larjes
kur përdorni tableta detergjente, për të
siguruar heqjen e plotë të mbetjeve të
detergjentit.
Funksioni I shumëfishtë
Kjo pajisje është e pajisur me "funksionin Multitab", i cili mundëson përdorimin e tabletave
detergjente të kombinuara "Multitab".
Këta produkte janë detergjentë me një funksion të kombinuar të larjes, shpëlarjes dhe kripës.
Ata gjithashtu përmbajnë agjentë të tjerë të ndryshëm, në varësi të llojit të tabletës që
zgjidhni ("3 në 1", "4 në 1", "5 në 1" etj...).
Kontrolloni nëse detergjentët janë të përshtatshëm për fortësinë e ujit tuaj. Shihni
udhëzimet e prodhuesit.
Ky funksion mund të përzgjidhet për gjithë programet e larjes. Me zgjedhjen e këtij
funksioni, derdhja në pajisje e shpëlarësit dhe kripës nga çdo fole përkatëse çaktivizohet
automatikisht si dhe dritat treguese për kripën dhe shpëlarësin janë çaktivizuar.
Zgjidhni "funksionin Multitab" përpara fillimit të një programi larës.
Pasi është zgjedhur ky funksion (drita treguese është ndezur), ai do të mbetet i aktivizuar
gjithashtu edhe për programet e tjera të larjes.
Me përdorimin e "funksionit Multitab", kohëzgjatjet e cikleve mund të ndryshojnë. Në këtë
rast, në ekranin dixhital do të rifreskohet automatikisht koha e programit.
Funksioni I shumëfishtë
17
Page view 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments