Siguria e fëmijëve
• Kjo pajisje është ndërtuar për t'u përdorur nga të rriturit. Mos i lejoni fëmijët të përdorin
enëlarësen pa mbikqyrje.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
• Mbajini fëmijët larg enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj është e hapur.
Instalimi
• Kontrollojeni enëlarësen tuaj për ndonjë dëmtim gjatë transportit. Mos vini kurrë në punë
një pajisje të dëmtuar. Nëse enëlarësja juaj është e dëmtuar, kontaktoni shitësin tuaj.
• Përpara përdorimit, pajisja duhet shpaketuar tërësisht.
• Çdo ndërhyrje elektrike apo hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një person i kualifikuar dhe i aftë.
• Për arsye sigurie, është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
• Mos e vini kurrsesi enëlarësen në punë, nëse kabllo i ushqimit dhe tubat e ujit janë të
dëmtuar. apo nëse paneli i kontrollit, pjesa e sipërme ose bazamenti janë të dëmtuara
në atë mënyrë që brendësia e pajisjes është lehtësisht e arritshme. Kontaktoni qendrën
lokale të Shërbimit, në mënyrë që të shmangni rrezikun.
• Asnjë nga anët e pajisjes nuk duhet shpuar, në mënyrë që të parandalohen dëmtime të
pjesëve hidraulike dhe elektrike.
PARALAJMËRIM
Për lidhjet elektrike dhe ato me ujin, ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
4
Të dhëna për sigurinë
Comments to this Manuals