Aeg-Electrolux F88420IM User Manual Page 27

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 26
Vendosja në koshin e poshtëm Vendosja në koshin e takëmeve
Udhëzime për instalimin
Instalimi
PARALAJMËRIM
Çdo ndërhyrje elektrike dhe/ose hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet
kryer nga një elektriçist dhe/ose hidraulik i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Hiqni gjithë paketimet përpara se të poziciononi pajisjen.
Nëse është e mundur, pozicionojeni pajisjen ngjitur me një rubinet uji dhe kullimi.
Kjo enëlarëse është prodhuar për t'u ndërfutur në dollapët apo planet e punës së kuzhinës.
Kujdes! Ndiqni me kujdes udhëzimet që gjeni në shembullin e bashkëngjitur për montimin
e enëlarëses dhe ndërfutjen në mobilie.
Nuk janë të nevojshme zgavra shtesë për ajrosjen e enëlarëses, por vetëm për të bërë të
mundur kalimin e tubit të kullimit dhe kabllos së ushqimit elektrik.
Enëlarësja ka këmbëza të rregullueshme për të mundësuar rregullimin e lartësisë.
Gjatë gjithë proceseve që kryhen në pjesët e brendshme të enëlarëses, ajo duhet hequr nga
priza.
Kur fusni pajisjen në vend, sigurohuni që tubi i hyrjes së ujit, tubi i kullimit dhe kabllo i
ushqimit elektrik të mos jenë të përthyer apo të shkelur.
Mbështetja e sigurt në njësitë ngjitur
Enëlarësja duhet të mbështetet mirë duke mos u anuar.
Për këtë arsye, sigurohuni që mobilja nën të cilën enëlarësja është vendosur, është e siguruar
mirë në një strukturë të fiksuar (dollapë kuzhine, bufe, mur).
Nivelimi
Nivelimi i mirë është thelbësor për mbylljen dhe puthitjen e mirë të derës. Kur pajisja është
e niveluar në mënyrë të saktë, dera nuk prek asnjërën nga anët e dollapit anësor. Nëse dera
Instalimi
27
Page view 26
1 2 ... 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32

Comments to this Manuals

No comments