Aeg-Electrolux KB9820E-M User Manual Page 27

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 26
2 tava:
p. sh. në nivelin 2 dhe 4 të furrës
Udhëzime të përgjithshme
Gjithashtu ju mund të piqni njëkohësisht në skarë edhe në 2 tava pranë njëra-tjetrës. Në
këtë rast rritja e kohëzgjatjes së pjekjes është shumë e vogël.
Kur përdoren ushqime të ngrira, tavat e përdorura mund të deformohen gjatë procesit të
gatimit. Kjo shkaktohet nga ndryshimi i madh midis temperaturës së ngrirjes dhe
temperaturës së furrës. Pas ftohjes së tavave, deformimi normalizohet përsëri.
Udhëzime për tabelat e pjekjes
Tek tabelat do të gjeni të dhënat e nevojshme për temperaturat, kohët e përgatitjes dhe
nivelet e pjekjes për disa lloje ushqimesh.
Temperaturat dhe kohët e pjekjes janë vlera të përafërta, të cilat varen nga përbërja e
brumit, nga sasia dhe nga forma e pjekjes.
Ne ju këshillojmë që herën e parë të vendosni vlerën më të vogël të temperaturës dhe
pastaj, nëse nevojitet, p. sh. kur doni një skuqje më të fortë ose kur koha e pjekjes zgjat
shumë, të vendosni një temperaturë më të lartë.
Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për një recetë, orientohuni sipas një procesi pjekjeje
të ngjashëm me të.
Kur piqen ëmbëlsira në tava ose në forma në disa nivele, koha e pjekjes mund të jetë
10-15 minuta më e gjatë.
Ushqimet me shumë lagështirë (p. sh. picat, ëmbëlsirat më fruta etj.) do të përgatiten në
një nivel.
Ndryshimet në lartësinë e ushqimeve që do të piqen, në fillim të procesit të pjekjes, mund
të çojnë në skuqje të ndryshme të sipërfaqes. Në këtë rast, ju lutemi të mos ndërroni
përcaktimin e temperaturës . Ndryshimet e skuqjes kompensohen gjatë procesit të
pjekjes.
Furra juaj e re mund të ketë një mënyrë tjetër në pjekje në krahasim me pajisjen tuaj të
deritanishme. Prandaj përshtatini parametrat e duhur (temperaturën, kohët e përgatitjes)
dhe nivelet e pjekjes sipas këshillave në tabelat pasuese.
Në rastin e kohëve të gjata të pjekjes, ju mund ta fikni furrën rreth 10 minuta përpara
përfundimit të kohës së pjekjes në mënyrë që të shfrytëzoni nxehtësinë pas fikjes së furrës.
Nëse nuk këshillohet ndryshe, tabelat vlejnë për fillimin e gatimit me furrë të ftohtë.
Tabela e pjekjes
Pjekja në një nivel
Lloji i ushqimit që do të piqet Funksioni i furrës Niveli i
vendosj
es
Temperatu
ra në °C
Koha orë:
min.
Ëmbëlsira në forma
44
2
2
Përdorimet, tabelat dhe këshilla
27
Page view 26
1 2 ... 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments