Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 17

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 16
Po të keni nevojë ta hapni derën para ose gjatë fazës kundër-zhubrosje ose ta ndërprisni
këtë fazë, shtypni një buton çfarëdo ose rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programit
një pozicion çfarëdo (me përjashtim të O ); pas kësaj, derën mund ta hapni menjëherë
ose pas pak minutash, sipas modelit të pajisjes. (Gjithsesi, mos u përpiqni ta hapni derën
në qoftë se është e bllokuar!) .
7.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës në pozicionin O për ta fikur pajisjen.
8. Nxirrni rrobat nga pajisja.
Larja dhe tharja automatike (programi NON-STOP)
Për programet NON-STOP, sasia e këshilluar e ngarkesës është 4 kg për të pambuktat dhe
3 kg për rrobat sintetike.
Mund të thani deri në 6 kg rrobash të pambukta, duke shtypur butonin Drying Time
(Kohëzgjatja e tharjes) vetëm (shihni tabelën «Programi i tharjes»).
KUJDES
Mos përdorni asnjë pajisje/sferë dozimi kur po kryeni një program larjeje dhe
tharjeje.
1. Futni rrobat në pajisje.
2. Shtoni detergjentin dhe zbutësin e rrobave.
3. Ndizni pajisjen duke e çuar çelësin përzgjedhës në programin e larjes/llojin e tekstilit
të përzgjedhur.
4. Përzgjidhni opsionet e dëshiruara duke shtypur butonat përkatës.
Nëse është e mundur, mos zgjidhni një shpejtësi centrifugimi më të ulët se ajo e
këshilluar nga pajisja, për të shmangur kohë tharjeje shumë të gjatë e për të kursyer
kështu energji.
Në çdo rast, shpejtësinë e centrifugimit mund ta ulni vetëm pasi të keni përzgjedhur
tharjen.
Vlerat më të ulëta që mund të përzgjidhni janë të mëposhtmet:
900 r.p.m. për të pambukta dhe sintetike me tharje elektronike;
900 r.p.m. për të pambukta dhe 700 r.p.m. për rroba me tharje me kohëzgjatje të
programuar.
5.
Përzgjidhni kohëzgjatjen e tharjes duke shtypur butonin 4 ose shkallën e tharjes duke
shtypur butonin 3 . Në ekran afishohet kohëzgjatja e plotë e ciklit të larjes dhe e
ciklit të të tharjes që keni përzgjedhur.
6.
Nisni programin duke shtypur butonin 7 . Pasi të fillojë programi, koha e mbetur do
të përditësohet çdo minutë.
7. fund të programit, ndiqni udhëzimet e dhëna në kapitullin e mëparshëm përkatës.
8. Nxirrni rrobat nga pajisja.
Përdorimi - Tharja
17
Page view 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments