Aeg-Electrolux B5705-5-M User Manual Page 13

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 12
Temperatura e furrës Ora e fikjes
250 - temp. maks. °C 3,0 h.
Pas një ndërprerje automatike sigurie, fikeni plotësisht furrën. Dhe pastaj mund ta ndizni
përsëri.
Nëse funksionin e orës e vendosni në Kohëzgjatje ose Fund, fikja automatike nuk do të
funksionojë.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Të dhëna për akrilamidet
Sipas zbulimeve të fundit shkencore, nëse e thekni ushqimin (veçanërisht ato me
përmbajtje niseshteje), akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin. Për këtë
arsye, ju këshillojmë të gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të mos e thekni shumë
ushqimin.
Pjesa e brendshme e derës
Në pjesën e brendshme të derës së furrës mund të gjeni:
numrat e niveleve të rafteve
informacionet lidhur me funksionet e furrës, niveleve të këshilluara të rafteve dhe
temperaturave për enë të caktuara.
Temperatura dhe kohët e pjekjes të paraqitura në tabela janë vetëm vlera të përafërta.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe sasia e ingredientëve të përdorur.
Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
Furra juaj e re mund të pjekë ndryshe nga pajisja që keni patur para saj. Përshtatni
përzgjedhjet tuaja të zakonshme (temperaturën, kohët e gatimit) dhe nivelet e rafteve
sipas vlerave të tabelave.
Me kohë më të gjata pjekjeje, furra mund të fiket afro 10 minuta para përfundimit të
kohës së pjekjes, për të përdorur ngrohtësinë e mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tava në furrë mund të deformohet gjatë pjekjes.
Kur tava ftohet përsëri, deformimi do të zhduket.
Si të përdorni Tabelat e pjekjes
Ju këshillojmë të përdorni temperaturë të ulët herën e parë.
Nëse nuk i gjeni dot përzgjedhjet për një recetë të veçantë, shihni për atë që ngjan më
shumë.
Koha e pjekjes mund të zgjatet 10-15 minuta, nëse piqni kekë në më shumë së një nivel.
Kekët dhe pastat me lartësi të ndryshme nuk piqen gjithmonë njëtrajtshmërisht. Nëse
ndodh kjo gjë, mos e ndryshoni përzgjedhjen e temperaturës. Ndryshimet
njëtrajtësohen gjatë procedurës së pjekjes.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
13
Page view 12
1 2 ... 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments