Aeg-Electrolux B5705-5-M User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull, pastrues me presion të lartë, objekte të
mprehta, pastrues abrazivë, sfungjerë gërryes dhe lëngje që heqin njollat.
Nëse përdorni një spërkatës furre, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
Mos e pastroni derën prej xhami me agjentë pastrues gërryes ose gërvishtëse metalike.
Sipërfaqja rezistente ndaj të nxehtit e xhamit të brendshëm mund thyhet e të kriset.
Kur panelet e xhamit të derës dëmtohen, ato dobësohen dhe mund të thyhen. Ju
duhet t'i zëvendësoni. Lidhuni me qendrën e shërbimit.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë!
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse ka).
Rrezik zjarri
Hapeni derën me kujdes. Përdorimi i përbërësve me alkool mund të krijojë një përzierje
alkooli dhe ajri. Ka rrezik zjarri.
Mos lejoni që pranë pajisjes të ketë shkëndija apo flakë të hapura kur hapni derën.
Mos vendosni produkte ose sende të ndezshme ose të lagura me produkte të
ndezshme, dhe/ose objekte të shkrishme (prej plastmasi ose alumini) afër ose brenda
në pajisje.
Llamba e furrës
Shkëputeni pajisjen nga korrenti përpara se të zëvendësoni llambën e furrës. Ka rrezik
goditjeje elektrike!
Qendra e shërbimit
Vetëm një inxhinier i specializuar mund të riparojë ose të punojë me pajisjen.
Kontaktoni një qendër shërbimi të miratuar.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Hedhja e pajisjes
Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve fizike ose dëmtimeve
Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Priteni kabllon e rrymës dhe hidheni.
Flakni mbajtësen e derës. Kjo bëhet për të mos lejuar që fëmijët ose kafshët e vogla
të ngecin brenda pajisjes. Ka rrezik mbytjeje.
Të dhëna për sigurinë
5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments