Aeg-Electrolux F55011IM User Manual Page 11

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 28
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 10
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
Informacione dhe këshilla të dobishme
KUJDES
Përdoreni pajisjen vetëm për enë shtëpiake që janë të përshtatshme për larjen në enëlarëse.
Mos e përdorni pajisjen për të larë objekte që thithin ujë (sfungjerë, plaçka, etj.).
Përpara se të futni takëme dhe enë, ndiqni këta hapa:
Hiqni gjithë mbetjet dhe copëzat e ushqimit.
Zbutini mbetjet e djegura të ushqimit në tiganë.
Ndërsa futni takëme dhe enë, ndiqni këta hapa:
Futni enët e zgavruar (p.sh.filxhanët, gotat dhe tavat) me zgavrën nga poshtë.
Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë ose në një bazament të thellë.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos futen tek njëra-tjetra.
Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos mbulojnë takëme dhe enë të tjera.
Sigurohuni që gotat të mos prekin gotat e tjera.
Vendosni objektet e vogla në koshin e takëmeve.
Enët plastike dhe tiganët me veshje të posaçme kundër ngjitjes, mund të mbajnë pikat
e ujit. Enët plastike nuk thahen aq mirë sa enët prej porcelani dhe çeliku.
Vendosni enët e lehta në koshin e sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin.
KUJDES
Sigurohuni që krahët spërkatës të mund të lëvizin lirisht përpara se të startoni një program
larjeje.
PARALAJMËRIM
Gjithmonë mbyllni derën pasi të keni futur apo nxjerrë enët nga pajisja. Dera e hapur mund
të përbëjë rrezik.
Shporta e poshtme
Vendosni enët dhe tiganët më të ndotur në koshin
e poshtëm.
Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
11
Page view 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 27 28

Comments to this Manuals

No comments