Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 34

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 33
Problemi Shkaku i mundshëm/Zgjidhja
Pajisja dridhet ose bën zhurmë:
Nuk keni hequr bulonat e transportit dhe
materialet e paketimit.
Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në
rregull.
Këmbët mbështetëse nuk janë rregulluar
Kontrolloni nëse pajisja është niveluar mirë.
Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në
kazan.
Rishpërndani rrobat.
Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë
pak rroba.
Futni më shumë rroba në pajisje.
Centrifugimi nis me vonesë ose pajisja nuk
centrifugon:
Është aktivizuar mekanizmi elektronik për
dallimin e mungesës së ekuilibrit, sepse rrobat
nuk janë shpërndarë njëtrajtshëm në kazan.
Teshat do të rishpërndahen duke u rrotulluar
kazani në kah të kundërt. Kjo mund të bëhet disa
herë, derisa mungesa e ekuilibrit të mënjanohet
dhe centrifugimi të mund të rifillojë. Nëse, pas
disa minutave, rrobat ende nuk janë shpërndarë
siç duhet në kazan, pajisja nuk do ta kryejë
centrifugimin.
Rishpërndani rrobat.
Ngarkesa është shumë e vogël.
Shtoni më shumë rroba, rishpërndani
ngarkesën me dorë dhe pastaj përzgjidhni
programin e centrifugimit.
Pajisja bën një zhurmë të pazakontë:
Pajisja përdor një lloj motori që bën një zhurmë
të pazakontë, në krahasim me atë të motorëve
të tjerë tradicionalë. Ky lloj i ri motori siguron
një fillim më të lehtë dhe një shpërndarje më të
mirë të rrobave në kazan gjatë centrifugimit, si
dhe rrit qëndrueshmërinë e pajisjes.
Në kazan nuk duket të ketë ujë:
Pajisjet e bazuara në teknologjinë moderne
punojnë në mënyrë shumë ekonomike, duke
përdorur shumë pak ujë, pa ndikuar negativisht
në rendiment.
Në ekran shfaqet kodi i alarmit :
Është aktivizuar sistemi kundër përmbytjes.
Hiqeni spinën nga priza, mbyllni rubinetin e
ujit dhe lidhuni me Qendrën e Shërbimit.
34
Si të veprojmë nëse…
Page view 33
1 2 ... 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments