Aeg-Electrolux L14950A User Manual Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
PËRDORIMI - THARJA
Vetëm tharje
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 4 kg për rroba të pambukta dhe linoje, dhe 3 kg për
rroba sintetike.
Po të shtypni butonin Drying Time (Koha e tharjes) mund të thani deri në 6 kg rroba
pambuku (shihni tabelën «Programi i tharjes»).
Rubineti i ujit duhet të jetë i hapur dhe zorra e shkarkimit duhet të jetë vendosur në
lavaman ose të jetë lidhur me tubin shkarkues.
1. Futni rrobat në pajisje.
2. Përzgjidhni një cikël centrifugimi me shpejtësinë maksimale të lejuar për llojin e
rrobave që po lani, për të arritur rendiment optimal në tharje.
3. Përzgjidhni programin e tharjes për Të pambuktat ose Sintetiket në zonën e Tharjes të
çelësit përzgjedhës të programit. Në ekran do të afishohen simbolet DRYING (THARJE)
dhe ANTI-CREASE (KUNDËR-ZHUBROSJE) që përkojnë me fazat e programit. Në të
njëjtën kohë do të ndizen simbolet që përkojnë me nivelet që lejohen nga programi i
cilësuar/lloji i tekstilit dhe «AUTO».
4. Përzgjidhni tharjen automatike duke shtypur butonin 3.
Me këtë buton mund të përzgjidhni shkallën e tharjes nëpërmjet tharjes elektronike.
Makina do t'ia përshtatë automatikisht kohëzgjatjen e ciklit të tharjes shkallës së
tharjes që keni përzgjedhur. Kur e shtypni këtë buton, një vijë e zezë shfaqet nën
simbolin e përzgjedhur, për të treguar se shkalla është cilësuar. Mesazhi «AUTO» do
të zhduket. Ekrani tregon kohëzgjatjen e ciklit të tharjes. Drita treguese e butonit 7
fillon të pulsojë. Shtypni pastaj butonin 7 për ta nisur programin. Një vijë e zezë do
të pulsojë nën simbolin DRYING (THARJE).
Përzgjidhni tharjen me kohë të programuar duke shtypur butonin 4
Me këtë buton mund të përzgjidhni kohëzgjatjen e ciklit të tharjes nga 10 në 250
minuta, sipas llojit të tekstilit (pambuk ose sintetik). Shtypeni këtë buton derisa në
ekran të afishohet kohëzgjatja që dëshironi. Çdo herë që të shtypni këtë buton, koha
e tharjes rritet me 5 minuta. Simboli DRYING TIME DURATION (KOHËZGJATJA E
THARJES) shfaqet për pak sekonda në ekran, pranë vlerës së kohëzgjatjes. Shtypni
pastaj butonin 7 për ta nisur programin. Një vijë e zezë do të pulsojë nën simbolin
DRYING (THARJE).
Vini re!
Kohëzgjatja e programit do të rritet automatikisht me disa minuta.
Shënim!
Nëse vendosni vetëm 10 minuta fazë tharjeje me butonin e kohës së tharjes, pajisja
kryen vetëm një fazë ftohjeje.
5. Shtypni butonin 7 për ta nisur programin.
Pasi të fillojë programi, koha e mbetur do të përditësohet çdo minutë.
Vini re!
Llojet e ndryshme të të pambuktave (peshqirë, çarçafë, bluza e kështu me radhë) ose
çdo lloj tjetër rrobe që mblidhet shuk gjatë fazës së centrifugimit mund të thahen
16 Përdorimi - Tharja
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments