Aeg-Electrolux L74950A User Manual Page 12

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 11
Zgjidhni shpejtësinë e rrotullimeve për shtrydhjen, përzgjedhjen e CIKLIT TË
NATËS ose SHPËLARJES ME PUSHIM (butoni 3)
Kur programi i kërkuar është zgjedhur, pajisja juaj automatikisht propozon shpejtësinë
maksimale të rrotullimit për atë program.
Shtypni këtë buton vazhdimisht për të ndryshuar shpejtësinë e rrotullimeve, nëse dëshironi
që teshat tuaja të lahen me një shpejtësi të ndryshme nga ajo e këshilluar nga vetë lavatriçja.
SHPËLARJA ME PUSHIM: duke e zgjedhur këtë përzgjedhje, uji i shpëlarjes së fundit nuk
zbrazet për të parandaluar që teshat të zhubrosen. Në përfundim të programit,
dhe
simboli i SHPËLARJES ME PUSHIM do të shfaqen në ekran, simboli DERA (dera e kyçur)
qëndron e ndezur, drita treguese e butonit 7 fiket dhe dera bllokohet për të treguar që
duhet zbrazur uji.
CIKLI I NATËS: duke e zgjedhur këtë përzgjedhje, pajisja nuk do ta kullojë ujin e shpëlarjes
së fundit, për të mos zhubrosur teshat. Duke qenë se të gjitha fazat e shtrydhjes janë
mënjanuar, ky cikël larjeje nuk ka zhurmë dhe mund të kryhet natën ose në kohë të tilla ku
energjia elektrike kushton më pak. Në disa programe, shpëlarjet do të kryhen me më shumë
ujë. Në përfundim të programit,
dhe simboli i SHPËLARJES ME PUSHIM do të shfaqen në
ekran, simboli DERA qëndron e ndezur, drita treguese e butonit 7 fiket dhe dera bllokohet
për të treguar që duhet zbrazur uji.
Për të zbrazur ujin, ju lutem lexoni kapitullin "Në përfundim të programit".
Butonat e përzgjedhjeve të programit
Në varësi të programit, ju mund të kombinoni funksione të ndryshme.
PARALAJMËRIM
Jo të gjitha përzgjedhjet janë të përputhshme midis tyre. Simbolet e përzgjedhjeve të
papërshtatshme zhduken.
Gjithsesi, nëse keni zgjedhur një përzgjedhje që nuk përputhet me programin e vendosur
të larjes ose me çdo përzgjedhje tjetër, mesazhi Err shfaqet për pak sekonda dhe drita e
verdhë e butonit 7 fillon të pulsojë.
Duhet të zgjidhni përzgjedhjet pasi të keni zgjedhur programet, përpara se të shtypni
butonin 7 . Shtypni butonin 4 : gjithë simbolet e përzgjedhjeve shfaqen në ekran.
Për të kaluar nëpër gjithë përzgjedhjet e disponueshme, shtypni butonin 4 . Simboli përkatës
shfaqet në ekran dhe fillon të pulsojë.
Shtypni butonin 5 për të aktivizuar dhe konfirmuar zgjedhjen tuaj. Një pikë e zezë shfaqet
nën simbolin e zgjedhur, për të treguar që është vendosur kjo përzgjedhje. Shtypni të njëjtin
buton për të çaktivizuar opsionin.
Pasi të keni zgjedhur opsionet, prisni pak sekonda derisa në ekran të shfaqet sërish statusi
i paracaktuar. Opsionet e zgjedhura shfaqen në ekran.
Për përputhshmërinë midis programeve të larjes dhe përzgjedhjeve, referojuni "Programeve
të Larjes.
12
Përdorimi I përditshëm
Page view 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments