Aeg-Electrolux L74950A User Manual Page 14

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 13
Për të ndërprerë një program në proces e sipër, shtypni butonin 7 : drita treguese e kuqe
fillon të pulsojë.
Për të rifilluar programin nga momenti në të cilin u ndërpre, shtypni sërish butonin 7 . Nëse
keni zgjedhur një shtyrje të programit, pajisja do të fillojë numërimin mbrapsht.
Nëse keni zgjedhur një opsion pasaktë, drita treguese e verdhë e butonit 7 pulson 3 herë
dhe mesazhi Err shfaqet për pak sekonda.
Zgjidhni SHTYRJEN E PROGRAMIT (butoni 8)
Përpara se të startoni programin , nëse dëshironi të shtyni programin, shtypni
vazhdimisht butonin, për të zgjedhur shtyrjen e dëshiruar.
Simboli përkatës do të shfaqet në ekran. Programi i larjes mund të shtyhet nga 30 min -
60 min - 90 min, 2 orë dhe më pas me çdo 1 orë deri në një maksimum prej 20 orësh,
nëpërmjet këtij butoni.
Shtyrja e zgjedhur e programit do të shfaqet në ekran për rreth 3 sekonda, më pas
kohëzgjatja e programit do të shfaqet sërish.
Duhet të zgjidhni këtë opsion pasi të vendosur zgjedhur programin dhe përpara se të shtypni
butonin 7 .
Mund të modifikoni apo anuloni shtyrjen e programit në çdo moment, përpara se të shtypni
butonin 7 .
Dera do të bllokohet gjatë gjithë kohës së vonesës. Nëse dëshironi të shtoni tesha në pajisje
gjatë shtyrjes së programit, shtypni butonin 7 për të vendosur pajisjen në pauzë. Kur simboli
i DERËS zhduket nga ekrani, do të thotë se dera mund të hapet. Futni brenda teshat, mbyllni
derën dhe shtypni butonin 7 sërish.
Përzgjedhja e shtyrjes së fillimit të programit.
Zgjidhni programin dhe opsionet e kërkuara.
Zgjidhni shtyrjen e fillimit të programit.
Shtypni butonin 7 : pajisja fillon numërimin mbrapsht të orëve. Programi do të fillojë
pasi të ketë përfunduar koha e shtyrë.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit
Vendoseni lavatriçen në PAUZË duke shtypur butonin 7 ;
Shtypni butonin 8 derisa simboli
' të shfaqet;
Shtypni sërish butonin 7 për të startuar programin.
Shtyrja e zgjedhur mund të ndryshohet vetëm mbas zgjedhjes përsëri të programit të larjes.
Shtyrja e Programit nuk mund të zgjidhet me programin e Kullimit.
Ndryshimi i një përzgjedhjeje ose një programi në proces
Është e mundur të ndryshohen disa opsione para se programi t'i kryejë ato. Përpara se
bëni ndonje ndryshim, duhet të vendosni lavatriçen në pauzë duke shtypur butonin 7 .
Ndryshimi i programit në proces është i mundur vetëm duke e rivendosur atë . Rrotullojeni
çelësin përzgjedhës të programeve në
e më pas tek programi i ri. Startoni programin e
ri duke shtypur sërish butonin 7 . Uji larës në kazanin e lavatriçes nuk do të zbrazet.
Ndërprerja e një programi
Shtypni butonin 7 për të ndërprerë një program në proces, drita treguese jeshile do të fillojë
të pulsojë. Shtypni sërish butonin për të rifilluar programin.
14
Përdorimi I përditshëm
Page view 13
1 2 ... 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments