Aeg-Electrolux L74950A User Manual Page 23

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 22
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar duhet të vendoset në dhomëzën e posaçme të
sirtarit, përpara se të filloni programin e larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet të përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi që mundëson përdorimin optimal
detergjentit të përqendruar (koncentrat).
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e tejkaloni
shenjën "MAX" në sirtarin e dhomëzës së detergjentit .
Shkallët e fortësisë së ujit
Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë" fortësie. Të dhëna mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj
mund të merrni pranë kompanisë së ujësjellësit, ose nga autoritetet tuaja lokale.
A Kur uji ka një shkallë mesatare-të lartë fortësie, duhet të shtoni zbutës uji (duke filluar
nga shkalla e fortësisë II). Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Sasia e detergjentit mund të
rregullohet më pas sipas shkallës së fortësisë I (=i butë).
Niveli Karakteristika
Shkallët e fortësisë së ujit
Sistemi gjerman - °dH Sistemi francez - °T.H.
1 i butë 0-7 0-15
2 mesatar 8-14 16-25
3 i fortë 15-21 26-37
4 shumë i fortë > 21 > 37
Kujdesi dhe pastrimi
Duhet TË SHKËPUTNI pajisjen nga ushqimi me energji, përpara se ta pastroni atë apo të
kryeni procese mirëmbajtjeje.
Zbutja e ujit
Uji që përdorim normalisht përmban gëlqere. Nuk do të ishte keq që herë pas herë
përdorni në pajisje pluhur zbutës për ujin. Bëjeni këtë veçmas procesit të larjes së teshave,
dhe duke ndjekur udhëzimet e prodhuesit të pluhurit zbutës. Kjo do t'ju ndihmojë të
parandaloni formimin dhe depozitimeve të gëlqeres.
Pas çdo larjeje
Lëreni derën hapur për pak kohë. Kjo ndihmon në parandalimin e erërave të pakëndshme
që formohen brenda në pajisje. Duke e mbajtur derën hapur pas çdo larjeje, ju konsumoni
më pak edhe guarnicionin e derës.
Larja e mirëmbajtjes
Me përdorimin e larjeve me temperatura të ulëta, është e mundur që brenda në kazan të
grumbullohen mbetje.
Ju këshillojmë që të kryeni rregullisht larje mirëmbajtjeje.
Për të realizuar një larje mirëmbajtjeje:
Kazani duhet të jetë pa tesha.
Përzgjidhni programin më të nxehtë të larjes së të pambuktave.
Kujdesi dhe pastrimi
23
Page view 22
1 2 ... 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments