Aeg-Electrolux L74950A User Manual Page 22

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 21
Peshat e mëposhtme janë vlera të përafërta:
peceta, mbathje të shkurtra grash, pelena, bluzë, mbathje
burrash
100 g
Heqja e njollave
Njollat kokëforta mund të mos hiqen thjesht me ujë dhe detergjent. Për këtë arsye, është
e këshillueshme t'i trajtoni ato paraprakisht përpara larjes në lavatriçe.
Gjak: trajtojini njollat e freskëta me ujë të ftohtë. Për njollat e thara, lërini gjithë natën
ujë me detergjent të posaçem më pas fërkojini me ujin me sapun.
Bojëra vaji: njomini me heqës njollash me bazë benzine, vendoseni teshën mbi një copë të
butë dhe lyejeni njollën; trajtojeni disa herë.
Njolla yndyre të thara: njomini me heqën terpentinë, vendoseni teshën mbi një sipërfaqe
të butë dhe lyejeni njollën me majat e gishtërinjve dhe një copë pambuku;
Ndryshk: acid oksalik i shkrirë në ujë të nxehtë ose një produkt që heq ndryshkun i përdorur
i ftohtë. Bëni kujdes me njollat e ndryshkut që nuk janë të freskëta, pasi struktura celuloze
do të jetë dëmtuar tashmë dhe në copë mund të krijohet një vrimë.
Njolla balte: trajtojini me zbardhues, shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato me ngjyra
që nuk e humbasin ngjyrën).
Yndyrë: sapunisini lehtë dhe trajtojini me zbardhues (vetëm të bardhat dhe ato me ngjyra
që nuk e humbasin ngjyrën).
Bojë stilolapsi dhe ngjitëse (zamk): njomeni me aceton
1)
, vendoseni teshën mbi një leckë
të butë dhe lyejeni bojën.
Buzëkuq: njomeni me aceton si më sipër, më pas trajtojini njollat me tretës boje. Çdo shenjë
të mbetur, trajtojeni më pas me zbardhues.
Verë e kuqe: futeni në ujë me detergjent, shpëlajeni dhe trajtojeni me acid acetik ose citrik,
e më pas shpëlajeni me ujë. Çdo shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me zbardhues.
Bojë shkrimi: në varësi të llojit të bojës, lyejeni teshën fillimisht me aceton
1)
, e më pas me
acid acetik; trajtojini çdo shenja të mbetura mbi teshat e bardha, me zbardhues dhe më pas
shpëlajini ato mirë.
Njolla zifti: trajtojini fillimisht me heqës njollash, tretës boje ose benzinë, dhe më pas
fërkojeni me pastë detergjente.
Detergjentet dhe produktet suplementare
Rezultatet e mira të larjes varen gjithashtu edhe nga detergjenti i zgjedhur dhe përdorimi
i saktë i sasive, për të shmangur shpërdorimin dhe për të mbrojtur ambientin.
Edhe pse shpërbëhen biologjikisht, detergjentet përmbajnë substanca, të cilat në sasi të
mëdha mund të çrregullojnë ekuilibrin delikat të natyrës.
Zgjedhja e detergjentit të përshtatshëm varet edhe nga lloji i teshave (delikate, të leshta,
të pambukta, etj.), nga ngjyra, nga temperatura e larjes si dhe nga shkalla e ndotjes.
Të gjitha detergjentet e disponueshme në treg për larjen në lavatriçe, mund të përdoren në
këtë pajisje:
detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha llojet e teshave
detergjentet në trajtë pluhuri për teshat delikate (60°C maksimumi) dhe të leshtat
detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht për programe me temperatura të ulëta (60°C
maksimumi) për të gjitha llojet e teshave, ose të posaçme vetëm për të leshtat.
1) mos përdorni aceton mbi teshat prej mëndafshi artificial
22
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Page view 21
1 2 ... 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 ... 39 40

Comments to this Manuals

No comments