Aeg-Electrolux L74950A User Manual Page 34

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 40
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 33
6. Vendosni në vrimën më të vogël të
sipërme dhe në dy vrimat e mëdha nga një
kapak plastik që e gjeni në qeskën e
manualit të përdorimit.
7. Lidhni tubin e futjes së ujit ashtu si
përshkruhet në paragrafin "Tubi i hyrjes së
ujit".
Pozicionimi dhe nivelimi
Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të
sheshtë.
Sigurohuni që qarkullimi i ajrit rreth e qark pajisjes
së mos pengohet nga tapete, qilima, etj.
Para se ta vendosni mbi pllaka të vogla, vendosni
veshje prej gome.
Kurrë mos provoni të rregulloni nivelin në
dysheme duke vendosur copa druri, kartonë ose
materiale të ngjashme nën pajisje.
Nëse nuk është e mundur të shmanget pozicionimi
i pajisjes ngjitur te një furnelë gazi ose sobë me
qymyr, një panel izolues i mbuluar me letër
alumini nga ana që është përballë furnelës ose
sobës, duhet të futet midis dy pajisjeve.
Pajisja nuk duhet të instalohet në dhoma ku temperatura mund të bjerë nën 0°C.
Tubi i hyrjes së ujit dhe tubi i kullimit nuk duhet të përdridhet.
Ju lutemi sigurohuni që kur pajisja të instalohet, të jetë lehtësisht e kapshme për inxhinierin
në rast avarie.
Nivelojeni me kujdes duke vidhosur këmbët e rregullueshme lart ose poshtë. Mos vendosni
kurrë karton, dru apo materiale të ngjashme nën pajisje për të kompensuar një dysheme jo
të sheshtë.
Tubit i hyrjes së ujit
Një tub i hyrjes së ujit vjen me pajisjen dhe mund të gjendet brenda kazanit të pajisjes.
Kjo pajisje duhet të lidhet me një furnizim me ujë të ftohtë.
Mos përdorni zorrë të pajisjes tuaj të mëparshme për ta lidhur me rubinetin e ujit.
34
Instalimi
Page view 33
1 2 ... 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40

Comments to this Manuals

No comments