Aeg-Electrolux B9820-5-A User Manual Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 56
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
3Udhëzimet për përdorim
Udhëzimet për përdorim
1 Udhëzime sigurie
Siguria elektrike
Aparati lejohet të kyçet në rrjet vetëm nga një specialist me autorizim të posëm.
Në rast defektesh ose dëmtimesh të aparatit: Nxirrni ose fikni siguresat.
Riparime të aparatit lejohen të kryhen vetëm nga specialistë. Riparime
joprofesionale mund të shkaktojnë rreziqe të konsiderueshme. Në rast riparimi
kontaktoni shërbimin tonë për klientë ose shitësin tuaj të specializuar.
Siguria për fëmijë
Fëmijë të vegjël mos i lini kurrë të paruajtur kur aparati është në përdorim.
Ky aparat është i pajisur me një sigurim për fëmijë.
Siguria gjatë përdorimit
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen në
mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, ndijore ose mendore, ose të
mungesës së eksperiencës ose të mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë pajisje pa
mbikëqyrjen ose këshillimin e një personi kompetent.
Kjo pajisje lejohet që të përdoret vetëm për përdorim familjar për gatimin, skuqjen dhe
pjekjen e ushqimeve.
Kini kujdes gjatë lidhjes elektrike të pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të kësaj
pajisjeje. Kabllot e lidhjes elektrike nuk duhet që të prekin në zonat e nxehta të
gatimit ose që të ngecin nën derën e furrës së nxehtë.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë kohës së funksionimit, hapësira e brendshme e
furrës do të nxehet.
Paralajmërim: Mos e hapni në asnjë mënyrë derën e furrës gjatë gatimit me
avull të fortë. Nga avulli që del nga furra mund të shkaktohen dëmtime në mobiliet
përreth si rezultat i lagështirës. Shmangni gjithmonë kontaktin e drejtpërdrejtë me
avullin që del nga furra.
Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë, mund të krijohet një përzierje e lehtë alkool-
ajër që mund të ndizet. Në këtë rast, hapeni derën me kujdes. Mos afroni aty pranë
asnjë shkëndijë, nxehtësi ose flakë.
3 Shënim për akrilamid
Sipas njohurive më të reja shkencore, një skuqje intensive e ushqimeve, posaçërisht e
produkteve që përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë një rrezikim shëndetësor nga
akrilamidi. Prandaj këshillojmë të gatitni me temperatura sa më të ulëta dhe gjellët t’i
mos skuqni tepër.
Kështu u shmangeni dëmeve në aparat
Mos e shtroni furrën me fletë alumini dhe mos vendosni asnjë tepsi, asnjë tenxhere
etj. mbi fundin, sepse përndryshe do të dëmtohet smalti i furrës nga nxehtësia e
bllokuar.
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 55 56

Comments to this Manuals

No comments