Aeg-Electrolux F88020IM User Manual Page 21

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 20
Me anulimin e shtyrjes së fillimit të programit, anulohet gjithashtu edhe programi i
regjistruar i larjes. Në këtë rast duhet të regjistroni sërish programin larës.
Nëse duhet të zgjidhni një program të ri larës, kontrolloni që foleja e detergjentit të jetë
e mbushur me detergjent.
Ndërprerja e një programi larës në proces e sipër
Hapni derën e enëlarëses; programi do të ndalojë. Mbylleni derën; programi do të fillojë
nga momenti në të cilin u ndërpre.
Shtypni butonin On/Off, të gjitha dritat do të fiken. Shtypni sërish butonin On/Off;
programi do të fillojë nga momenti në të cilin u ndërpre.
Përfundimi i programit të larjes
Enëlarësja do të ndalojë automatikisht dhe një sinjal akustik do t'ju informojë për
përfundimin e programit larës.
Drita e programit të sapo përfunduar do të qëndrojë e ndezur.
Në ekranin elektronik do të shfaqet një zero.
1. Fikni enëlarësen duke shtypur butonin On/Off.
Këshillohet të fikni pajisjen pasi të ketë përfunduar programi i larjes. Nëse nuk veproni
kështu, pas afro 3 minutash nga përfundimi i programit, të gjitha dritat treguese do të fiken
automatikisht. Në ekranin elektronik do të shfaqet një vijë horizontale.
Kjo do të ndihmojë në uljen e konsumit të energjisë nëse harroni apo nëse për një arsye
caktuar nuk mundeni ta fikni pajisjen pasi programi të ketë përfunduar.
Shtypni çdo buton (përveç On/Off) dhe paneli i kontrollit do të tregojë të njëjtën gjendje
(dritat treguese dhe ekrani elektronik) sikurse në rastin kur programi ka përfunduar.
2. Lëreni derën pak të hapur dhe prisni pak minuta përpara se të nxirrni jashtë enët; në
këtë mënyrë ato do të jenë më të ftohta dhe tharja do të bëhet më mirë.
Zbrazja e enëlarëses
Enët e nxehta janë të ndjshme ndaj goditjeve
Për këtë arsye, enët duhen lënë të ftohen përpara se të nxirren nga pajisja.
Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më pas atë të sipërmin; kjo do të shmangë
rrjedhjen e ujit nga koshi i sipërm në enët që ndodhen në koshin e poshtëm.
Në anët e derës së enëlarëses mund të shfaqet ujë ndërsa pjesët prej inoksi do të ftohen
më shumë se enët.
KUJDES
Kur programi i larjes ka përfunduar, këshillohet që të hiqni nga priza enëlarësen dhe të
mbyllni rubinetin e ujit.
Kujdesi dhe pastrimi
Pastrimi i filtrave
Filtrat duhet të kontrollohen e të pastrohen herë pas here. Filtrat e ndotur do të përkeqësoj
rezultatin e larjes.
Zbrazja e enëlarëses
21
Page view 20
1 2 ... 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments