Aeg-Electrolux F88020IM User Manual Page 7

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 32
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 6
Mbani gjithmonë parasysh kur kryeni procese të tilla si:
përzgjedhja e një programi larjeje
regjistrimi i zbutësit të ujit,
aktivizimi/çaktivizimi i mbajtëses së shpëlarësit,
pajisja DUHET të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
Nëse drita e një programit është e ndezur, programi i fundit i kryer ose i përzgjedhur do të
vazhdojë të jetë i ruajtur. Në këtë rast, për t'u kthyer në modalitetin e përzgjedhjes, duhet
të anuloni programin.
Për të anuluar një program të regjistruar ose një program në proces
SHtypni dhe mbani shtypur butonin RESET derisa të ndizen të gjitha dritat e programeve.
Programi është anuluar dhe pajisja tani është në modalitetin e përzgjedhjes.
Përdorimi i parë
Përpara se të përdorni enëlarësen për herë të parë:
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato hidraulike të jenë në përputhje me udhëzimet e
instalimit
Hiqni gjithë paketimet nga brendësia e pajisjes
Vendosni zbutësin e ujit.
Hidhni 1 litër ujë brenda mbajtëses së kripës dhe më pas mbusheni atë me kripë të
përshtatshme për enëlarësen
Mbushni folenë e shpëlarësit
Nëse dëshironi të përdorni tableta detergjente të kombinuara, si: "3 në 1", "4 në 1", "5 në
1" etj... vendosni funksionin Multitab (shih " funksionin Multitab").
Vendosja e zbutësit të ujit
Enëlarësja është e pajisur me një impiant për zbutjen e ujit, i ndërtuar për të hequr mineralet
dhe kripërat që hyjnë bashkë me ujin, çka do të kishte një ndikim të dëmshëm dhe të
pafavorshëm për funksionimin e rregullt të pajisjes.
Sa më e lartë të jetë përmbajtja e këtyre mineraleve dhe kripërave, aq më i fortë është uji.
Fortësia e ujit matet në shkallët përkatëse të çdo vendi, gradë Gjermane (°dH), gradë
Franceze (°TH) dhe mmol/l (milimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).
Funksioni i zbutjes së ujit duhet të rregullohet sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj.
Autoritetet përkatëse të Ujësjellësit, mund t'ju informojnë mbi fortësinë e ujit në zonën
tuaj.
Funksioni i zbutjes së ujit mund të vendoset në të dyja mënyrat: manualisht, duke përdorur
rregulluesin e fortësisë së ujit, si dhe elektronikisht
Fortësia e ujit Rregullimi i përzgjedhjes së
fortësisë së ujit
Përdorimi i
kripës
°dH °TH mmol/l manualisht elektronikisht
51 - 70 91 - 125 9,1 - 12,5 2 niveli 10 po
Përdorimi i parë
7
Page view 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 31 32

Comments to this Manuals

No comments