Aeg-Electrolux S83600CMM0 User Manual Page 16

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 15
Rafti MAXIBOX
Rafti është i përshtatshëm për ruajtjen e frutave
dhe perimeve.
Brenda sirtarit ka një ndarës i cili mund të
vendoset në pozicione të ndryshme për të krijuar
nënndarje që t'i përshtaten sa më mirë nevojave
personale.
Në fund të sirtarit ka një rrjetë (nëse është e
parashikuar) për të ndarë frutat e zarzavatet nga
lagështira që mund të formohet në sipërfaqen e
poshtme.
Të gjitha pjesët brenda sirtarit mund të hiqen për t'u pastruar
Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi
1
2
2
1
Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që nuk i lejon ata të nxirren nga vendi
aksidentalisht apo të bien poshtë. Kur të doni t’i hiqni ata nga ngrirësi, tërhiqeni koshin
drejt vetes dhe në momentin që arrini në pikën e ndalimit, hiqeni koshin duke e ngritur
atë pak lart.
Në momentin që e vini sërish në vend, ngrini pak pjesën ballore të koshit për ta futur atë
në ngrirës. Pasi të keni arritur në pikat e ndalimit, shtyjini koshat sërish në vendin e tyre.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Tingujt e Funksionimit Normal
Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose
tubave. Është normale.
Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull si
uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Është normale.
Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Është një fenomen i
natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Është normale.
16 Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Page view 15
1 2 ... 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments