Aeg-Electrolux S83600CMM0 User Manual Page 18

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 76
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 17
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të
shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të
pasur parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë
sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet;
pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish;
mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun.
Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë
ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me
një furçë. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë konsumin e
energjisë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë
lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e
kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
18 Kujdesi dhe pastrimi
Page view 17
1 2 ... 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 ... 75 76

Comments to this Manuals

No comments