Aeg-Electrolux S80408KG User Manual Page 5

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 64
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 4
Instalimi
Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është
e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen.
Në këtë rast, ruajeni paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i
lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do
të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të
shmangur djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
4)
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe
duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit
apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera
qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje
me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në
njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet
e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
PANELI I KONTROLLIT
65 7 84321 15141312119 10
1 Çelësi ON/OFF
2 Rregulluesi i temperaturës së frigoriferit, Butoni +
4) Nëse parashikohet një lidhje me ujin.
Paneli i kontrollit 5
Page view 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 63 64

Comments to this Manuals

No comments