Aeg-Electrolux B9820-5-A Recipe Book Page 29

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 28
29RECIPE MENU
YEAST PLAIT
Për brumin:
500g miell
20g maja birre
200ml qumësht i vakët
40g sheqer
Kripë
5 të verdha veze
200g gjalpë
r mbushjen:
180g arra të grira
20g galetë e bluar
1 lugë çaji xhenxhefil i bluar
50ml qumësht
60g mjaltë
30g gjalpë i shkrirë
20ml rum
1 e verdhë veze
Pak qumësht
50g bajame të bluara
Siteni miellin në një tas dhe në mes të masës së miellit hapni një të çarë.
Copëtoni majanë e birrës, hidheni në pjesën e hapur të miellit, përziejeni me
qumështin, me pak sheqer dhe pak miell nga anët, trazojeni me miellin dhe
lëreni masën në një vend të ngrohtë që të vijë për aq kohë derisa pjesa e brumit
e lyer me miell nga lart të fillojë të plasaritet.
Hidhni pjesën e mbetur të sheqerit në anë të miellit. Rrihini të gjithë përbërësit
duke i përzier derisa të krijohet një masë brumi. Lëreni në një vend të ngrohtë
masën e brumit të përgatitur që të vijë mirë derisa volumi i saj të jetë gati i
dyfishuar.
Për të përgatitur mbushjen përzieni së bashku të gjithë përbërësit. Ndajeni
brumin në 3 copë të barabarta dhe shtrojini për së gjati në formë drejtkëndore.
Shpërndani një të tretën e materialit mbushës në çdo pjesë brumi të shtruar dhe
pas kësaj mblidhini copat e brumit në formë roleje.
Thurni një gërshet me të tre copat e mbledhura të brumit. Hidhni në sipërfaqen e
gërshetit një përzierje të krijuar nga e verdha e vezës dhe qumështit dhe mbi
këtë masë shtroni më pas bajamet e bluara.
Page view 28
1 2 ... 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments