Aeg-Electrolux B9820-5-A Recipe Book Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 44
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
Përdorime, tabela dhe këshilla4
Përdorime, tabela dhe këshilla
Gatimi me avull
Për të gatuar me avull përdorni funksionin e furrës AVULL I FORTË (VIGOROUS
STEAM), INTERVAL PLUS (INTERVAL PLUS) ose funksionin AVULL ME
NDËRPRERJE (INTERVAL STEAM).
1 Paralajmërim: Gjatë gatimit me funksionin AVULL I FORTË (VIGOROUS
STEAM) mos e hapni në asnjë rast derën e furrës!
1 Kujdes: Përdorni vetëm ujë si lëng për të krijuar avullin!
Ena e gatimit me avull
Për gatimin me avull janë të përshtatshme enët të cilat janë të përbëra nga
material që duron nxehtësinë dhe që është i qëndrueshëm ndaj gërryerjes.
Gjithashtu shumë të përshtatshme janë edhe enët e zierjes me çelik të
kromuar (shikoni pjesët e veçantashtesë).
Nivelet e vendosjes
Nivelet e vendosjes në furrë mund të gjenden në tabelat e mëposhtme. Nivelet
e vendosjes numërohen nga poshtë lart.
Udhëzime të përgjithshme
Në kohët e gatimit më të gjata se 30 minuta ose në rastin e sasive të mëdha të
ushqimit që do të gatuhet, nëse nevojitet, shtoni përsëri ujë.
Gjatë funksionit të furrës AVULL I FORTË (VIGOROUS STEAM) hiqni filtrin e
yndyrës, sepse përndryshe kohëzgjatja e gatimit do të jetë më e madhe.
Nëse pajisja nuk përdoret për një kohë të gjatë, shpëlani mirë sirtarin e ujit,
tubat e lidhjes dhe krijuesin e avullit (shikoni kapitullin “Pastrimi dhe kujdesi”).
Udhëzime për tabelat
Tek tabelat në vijim do të gjeni të dhënat e nevojshme për temperaturat, kohët e
përgatitjes dhe nivelet e vendosjes në furrë për disa lloje ushqimesh.
Temperaturat dhe kohët e gatimit janë vlera të përafërta, sepse ato varen nga
përbërja dhe madhësia e ushqimit që do të gatuhet, nga sasia dhe nga ena e
gatimit.
Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për një recetë të veçantë, orientohuni sipas
një ushqimi të ngjashëm me të.
Nëse nuk këshillohet ndryshe, tabelat vlejnë për fillimin e gatimit me furrë të
ftohtë.
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 43 44

Comments to this Manuals

No comments